Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës aspak
aspak:

aspák ndajf. në asnjë masë a shkallë, fare: nuk lidhet aspak me ty; / kurrsesi, në asnjë mënyrë: s’ta lejoj aspak.

Sinonime / Të përafërta:
fare
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

... pyeste, po përgatiste përgjigjen. E kishte thënë pa atë kuptimin e keq politik, përkundrazi e kishte nxjerrë në pezm e sipër, siç thuhej për ata që çonin e binin fjalë, në jetën e përditshme. - Besoj nuk ma merrni për të keq po t'ju pyes e ç'natyre ishte lidhja, - tha njeriu i hetuesisë. - Aspak, - u përgjigj dramaturgu, i lehtësuar që vajza nuk e kishte përfolur. - Nuk e fsheh, ishte, ose më saktë është, një lidhje dashurie... nga ato që quhen intime. - Ah, ashtu? - ia bëri tjetri. - Domethënë, lidhje dashurie, me takime e gjithë ato të tjerat... - Po, - tha dramaturgu. Sekretari i...

Ismail Kadare, "E Penguara"

... shpërvilnin tirqet për të kaptuar llumishten e për të dalë te Udha e Madhe. Atje, nëse lajmet ishin vërtet të tilla, saqë s'i mbanin dot përbrenda, këmbët vetvetiu e përpinin udhën gjer te Bujtina e dy Robertëve. Atje dihej ç'ndodhte pastaj: fjalët merrnin dhenë. Midis atyre që nuk u gëzuan aspak për urën, madje u hidhëruan, ishte plaka Ajkunë. Për të ajo nuk paratha veçse një të keqe. Ajo është shpina e qoftëlargut, tha ajo, dhe mjerë ai që do të kuturisë t'i hipë sipër. VII Në fund të marsit, një mëngjes të acartë (ishin tri ditele shkundadimrit), më thirrën prapë me ngut te konti...

Ismail Kadare, "Ura me Tri Harqe"

...hitleriane, që dogjën dhe gjakosën Shqipërinë, vë në shënjestër të gjitha llojet e ushtrive. Dhe jo vetëm që i denoncon ato, por, në një kuptim, i bën dhe qesharake. (...) Por, përtej personazhit qendror, ajo çka bie në sy në këtë roman është Shqipëria ashtu siç e sheb ai, armiqësore, e sertë dhe aspak mikpritëse për të: ai jo vetëm që është i huaj (dhe Kadareja u bën një portret të mprehtë bashkatdhetarëve të gjeneralit), por është dhe ai, nëpërmjet të cilit, njëzet vjet më pas, rilind skandali. Dhe, nëse është e vërtetë se për këtë gjeneral, siç e ka vënë në dukje Robert Escarpit-i, nuk ekziston...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"

...shumë të larmishme stolish, të cilat tregojnë pa dyshim për një konsum të madh të lëndës së parë minerare, sidomos të bakrit dhe të hekurit, me të cilët ishte i pasur territori i Ilirisë. Në shek. XI-IX p.e. sonë ilirët nuk e zotëronin ende mirë mjeshtërinë e përpunimit të hekurit dhe nuk është aspak e rastit që në varret e kësaj periudhe, objektet prej hekuri janë shfaqje tepër të rralla, ndërsa ato prej bronzi, të cilat në shumë pikëpamje zhvillojnë më tej traditën e kohës së bronzit, janë të shumta. Vetëm në shek. VIII-VII p.e. sonë prodhimi metalurgjik i hekurit arrin zhvillimin e tij...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"

...një traditë e varfër, të cilën e përbëjnë ide, mendime fragmentare, dhe gjeste të rralla të disa individëve, që nuk kanë nguruar të persiasin edhe për fenomenin e heshtjes i cili manifestohet në mënyra të ndryshme dhe frymëzohet prej qëllimesh, shpesh, të ndryshme. Dhe, ç'është e vërteta, nuk është aspak e çuditshme pse fjala e heshtur dhe mendimi i fshehur e kanë modeste dhe të varfër superstrukturën e vet: është në natyrën e njeriut që më me qejf të mirret me atë që e sheh, që e dëgjon, që e prek, që e ndjen, që e shijon se sa me atë që as s'e sheh, as s'e dëgjon, as s'e prek, as s'e ndjen e as...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"
Të ngjashme:
aspaktë:

aspáktë (i, e) mb. që mungon krejt; që nuk njihet fare; që nuk vlen fare.

aspekt:

aspékt,-i m. sh. -e(t) 1. pamje e pjesshme, e paraqitur në fotografi, në film etj. 2. fig. anë, pikëpamje, vështrim: në aspektin ekonomik. 3. gjuh. kategori gramatikore në disa gjuhë, që tregon mënyrën si rrjedh veprimi: aspekti i kryer (i pakryer).

aspër:

ásp/ër,-ra f. sh. -ra(t) vjet. monedhë e argjendtë me vlerë të vogël, që përdorej në Shqipëri para shpalljes së Pavarësisë: u shit për tridhjetë aspra (përb.) tradhëtoi për një përfitim fare të vogël.

astar:

astár,-i m. sh. -e(t) pëlhurë a diçka tjetër, që përdoret për të veshur nga brenda rrobat e trasha, këpucët etj.: astar mëndafshi.

ashik:

ashík,-uI m. sh. -ë(t) 1. eshtër e vogël në gjurin e përparmë të bagëtive të imëta; testembel. 2. krahin. çelësi i veglave muzikore me tel.