Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës asokohe
asokohe:

asokóhe ndajf. atëherë.

Sinonime / Të përafërta:
atëherë
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...e.s. vazhdojnë të jenë të tipit tumular duke qenë pjesë e traditës së hershme ilire. Dardanët në shek. IV p.e. sonë Lindja dhe forcimi i Mbretërisë Dardane Lajmi i parë për dardanët i përket mesit të shek. IV p.e. sonë dhe tregon për një përpjekje të mbretërisë së Maqedonisë, që ishte bërë asokohe fuqia politike-ushtarake më e madhe në Ballkan, për të forcuar kufijtë veriorë. Sipas historishkruesit romak, Justinit, Filipi II kishte mundur të mposhte e të nënshtronte dardanët e fqinjët e tjerë. Kjo luftë e sundimtarit maqedon lidhet me pushtimin e Paionisë dhe në përgjithësi me veprimet...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"

...prej shoqërisë në të cilën jetojnë dhe, si pasojë e huajsimit, ikja në të kaluarën mesjetare, në orient dhe, në mitologjitë nacionale — siç veprojnë romantikët e Evropës Perëndimore, kurse ikja në të kaluarën e lavdishme dhe mitologjinë nacionale — siç veprojnë romantikët e vendeve të robëruara asokohe, prandaj edhe romantikët shqiptarë. Në këtë ikje të tyre imagjinative, romantikët doemos janë zatetur në elementet fantastike: drangonjt, zanat, shtojzavallet, engjujt, dervishët, shtrigat, djajt, lugetërit, vërkolakët e të tjera, që do ta cilësojnë dhe dallojnë botën imagjinative të romantikëve...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"
Të ngjashme:
asodore:

asodóre përem. i atillë.

atëkohë:

atëkóhë ndajf. atëherë.