Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës asociacion
asociacion:

asociación,-i m. sh. -e(t) spec. shoqërim: asociacion idesh.

Sinonime / Të përafërta:
shoqërim
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...leni çerdhe lumturie Njerëzit të zgjohen tjerë në sofra t'mirësisë. (Marshi në prapavijen e fjalës) të cilën e dëmton mjaft vargu i dytë prozaik dhe anakronik. Në pajtim me preokupimet meditative është edhe prirja e Musa Ramadanit, kur e arësyeshme e kur jo, që disa mendime, disa ndjenja, disa asociacione t'i lëshojë të pakryera, enigmatike, të parrumbullakësuara, me çka, dashtë e pa dashtë, e ka bërë hermetike një pjesë të poezisë së tij. Nuk mund të thuhet se prej poetit duhet kërkuar që çdo ide dhe çdo ndjenjë të veten t'i zhvillojë deri në fund dhe t'i kristalizojë dhe rrumbullakësojë ashtu...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"