Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës asnjeri
asnjeri:

asnjerí pacak. askush: s’ka ardhur asnjeri.

asnjëri:

asnjër/i,-a pacak. asnjë nga të dy a nga disa: asnjëri nga ju.

Sinonime / Të përafërta:
askush
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...shpëtonim, u shpërndamë nëpër natë në drejtime të ndryshme. Unë kisha me vete një shok timin të plagosur dhe ndaj të gdhirë ai vdiq, tek po e zvarrisja në hyrjen e një fshati të braktisur. E varrosa vetë, ashtu si munda, prapa kishës së vogël të fshatit dhe ika. Kështu ndodhi. Varrin e tij nuk e di asnjeri dhe prandaj unë erdha te ju, që, kur t'ju bjerë rruga nga ato anë, të mundni ta nxirrni nga toka edhe atë bashkë me të tjerët. - Me siguri, emri i tij duhet të gjendet në listën e të humburve, - tha gjenerali. - Listat janë shumë të përpikta, por ju, sidoqoftë, bëtë mirë, sepse, për të gjetur...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"

...keqen mund ta ketë brenda. Ja, dhe kjo tokë këtu s'dihet nëse e mban apo s'e mban dot sipër një të mirë apo fatkeqësi. Ndaj ai e kullon nëpër gishta, për t'ia marrë vesh të fshehtat. Kështu flisnin ata, të afruar tani fare pranë tij, kurse ai vazhdonte të ishte po aq mospërfillës si më parë. Asnjeri nuk kishte këmbyer asnjë fjalë me të. I vetmi që u shoqërua me të ardhurin ishte Gjeloshi i marrë. Pa i thënë kush, pa u marrë vesh se si, ai, heshturazi, u vu në shërbim të të huajit. E priste që pa gdhirë të dilte nga baraka, i mbante hunjtë dhe veglat e tjera, ia sillte te bregu, ose ia hiqte...

Ismail Kadare, "Ura me Tri Harqe"
Të ngjashme:
hajnjeri:

hajnjerí,-u m. mit. ciklop.

mosnjeri:

mosnjerí pacak. arb. asnjeri, askush.

panjeri:

panjerí (i, e) mb. që ka mbetur pa njeri të afërt, i shkretë; i vetmuar.

njeri:

njerí,-u m. sh. njérëz(it) 1. qenia e gjallë me zhvillimin më të lartë, që është e aftë të mendojë, të flasë, të bëjë e të përdorë vegla pune; pjesëtar i shoqërisë njerëzore me tipare dalluese të karakterit, me cilësi morale e aftësi mendore të caktuara: organizmi i njeriut; të drejtat e njeriut; sillet si njeri; njeriu sa rron, mëson (fj. u.); para së gjithash duhet të jesh njeri. 2. kryes. sh. farefisi, të afërmit: njerëzit e mi; njeri pa njeri ai që ka mbetur i vetëm. 3. pacak. ndonjë njeri, dikush, ndokush; askush: s’ka njeri; këtë s’e di njeri; s’e prek njeri.