Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës asnjanes
asnjanës:

asnjánës,-e mb. 1. edhe si em., që nuk mban anën as të njërit, as të tjetrit; që s’ka lidhje me asnjë palë, që nuk i përket asnjë pale: shtet asnjanës; qëndrim asnjanës; zonë asnjanëse. 2. edhe si em. m., gjuh. që nuk është as mashkullor, as femëror: gjini asnjanëse. 3. edhe si em. m., fiz. që nuk ka ngarkesë as pozitive, as negative: përcjellës asnjanës. 4. kim. që nuk jep as reaksion acid, as reaksion bazik: kripë asnjanëse.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...dhe konkretisht të lidhjes etole në jug, të Maqedonisë në lindje, shtetit ilir në veri dhe atij romak në perëndim. E ndodhur në një pozitë tepër kyçe midis këtyre shteteve rivale, me një potencial të madh ekonomik dhe ushtarak, ajo u tërhoq më tepër pas politikës së aleancave dhe të qëndrimit asnjanës, që e çuan më vonë Epirin në humbjen e pavarësisë së tij të plotë ekonomike dhe politike. Në fillim Lidhja Epirote pati marrëdhënie të mira me etolët. Në vitin 230 p.e. sonë, kur asaj iu imponua një luftë e rrezikshme nga ilirët, të cilët për një kohë e pushtuan dhe kryeqytetin Foinike, qenë...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"
Të ngjashme:
asnjanësi:

asnjanësí,-a f. libr. të qenët asnjanës; gjendje asnjanëse: politikë e asnjanësisë.

asajane:

asajáne ndajf. andej.

asnjanësoj:

asnjanës/ój kal., -óva, -úar libr. e bëj të jetë asnjanës: asnjanëson tretësirën (kim.).

mënjanës:

mënjánës,-e mb., edhe si em., që rri mënjanë; indiferent.

asnjanësim:

asnjanësím,-i m. veprimi sipas foljeve.