Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës asnjëri
asnjëri:

asnjër/i,-a pacak. asnjë nga të dy a nga disa: asnjëri nga ju.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...është që fletoren të mos ma gjejë njeri. Këtu rreziku është i paktë: e para, në familjen e mullisit nuk lexon njeri, e dyta, kjo është gjuhë e huaj për ta. Mbrëmë, kur mullisi më pa tek po shkruaja, hapi sytë dhe më pyeti: - Ç'shkruan ashtu, ushtar? Të gjithë këtu më thërrasin "ushtar". Asnjëri s'më ka pyetur si e kam emrin e vërtetë. "Ushtar" më thërret edhe gruaja e mullisit, edhe vajza e tyre e vetme, Kristina. Madje, më duket, ajo që më thirri e para me këtë emër ishte pikërisht Kristina. Kjo ndodhi atë ditë kur batalioni ynë u shpartallua prej partizanëve. Unë, në tërheqje e sipër...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"

...impresionojnë jo vetëm derisa i dëgjon po edhe kur mbetesh me jehonën e tyre në kujtesë. Prej poezisë së Musa Ramadanit as kësaj radhe nuk ndahesh indiferent; ajo të bën të mendosh dhe kjo është shenja më e mirë se në poezinë tonë është shfaqur edhe një krijues i prirur. Prej poetëve tanë të pasluftës asnjëri nuk ka startuar me pjekurinë artistike të autorit të Mëkateve të Adamit. Prej Musa Ramadanit gjithsesi mund të pritet akoma më shumë. Si poet i dashuruar në Muzën, ai ka mundur të dëshmojë se edhe Muza s'është indiferente ndaj tij. SENTIMENTALIZËM ANAKRONIK Hasan Hasani është njëri prej shkrimtarëve...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"

... nuk jeni nën asnjë lloj përgjimi. Vështrimi i tij ishte vështirë të përcaktohej, disi i shkretë, pa asnjë shenjë ngadhënjimi. - Unë do të përpiqem t'jua shpjegoj, - tha ngadalshëm. - Besoj se do të më kuptoni. Një orë më pas ishin ende aty dhe, sado që secili shikonte herë pas here orën, asnjëri nuk donte të ikte. Si të nderonin një pakt, tani po flisnin për gjëra të lehta, çlodhëse. Kjo s'e pengonte Rudianin të bluante ndër mend fjalët e pakmëparshme të tjetrit. Brenda një kohe të shkurtër kishte mësuar ca gjëra, për të cilat kishte dyshuar prej kohësh, pa qenë kurrë i sigurt. Ata e...

Ismail Kadare, "E Penguara"
Të ngjashme:
asnjeri:

asnjerí pacak. askush: s’ka ardhur asnjeri.

asgjësi:

asgjësí,-a f. libr. të qenët asgjë, asgjëja, hiçi; zbrazëti e plotë.

ashpëri:

ashpërí,-a f. 1. ashpërsi. 2. acar.

bonjëri:

bonjërí,-a f. sh. -(të) 1. gatesë shumë e shijshme; ëmbëlsirë. 2. lakmi për gatesa të tilla.

asnjë:

asnjë pacak. as edhe një njeri, një send etj.: asnjë fjalë; asnjë për be; në asnjë mënyrë; pa asnjë dyshim; asnjë qime (thërrime) aspak.