Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës asnjëherë
asnjëherë:

asnjëhérë ndajf. kurrë, as ndonjëherë; në asnjë rast.

Sinonime / Të përafërta:
kurrë
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...apoteozën ai stili i vjetër i jetës sonë, të cilin me aq përkushtim e ka poetizuar Naim Frashëri në poemthin e tij B a g ë t i e bujqësia. Atij sikur i cshtë dukur se lumturia më e madhe e jetës mund të gjendet dhe të sendërtohet vetëm në atë formë jetësore. Hasan Hasanit nuk i ka shkuar mendja asnjëherë se edhe barinjtë e bujqit janë ngi sot me atë jetën baritore dhe bujqësore, prandaj po bëjnë të gjitha përpjekjet e mundshme që të fusin kokën në ndonjë fabrikë apo sipërmarrje, ku në vend të peisazheve të bukura të bjeshkëve do të shikojnë prodhimet moderne e në vend të tingujve të lahutës e fyellit...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"

...gojëdhënash që arrin të jetojë mbi një mijë vjet. Kryet i ka në vdekje dhe bishtin me vdekje, dhe dihet se fjala ose tingulli i ngjizur me brumin e vdekjes, më pak se çdo gjë tjetër, i trembet asaj. Shpejtoj të shkruaj këtë kronikë, sepse kohët janë të vrugëta, dhe e ardhmja është errur si asnjëherë tjetër. Pas ngjarjeve ngjethëse të urës njerëzit dhe ditët janë qetësuar disi, por një tjetër zezonë spikat në horizont: shteti turk. Hijet e minareve të tij po mbërrijnë ngadalë gjer këtu. Eshtë një paqe ogurzezë, më e keqe se çdo luftë. Kishim shekuj që fqinjëronim me tokën e vjetër të grekërve...

Ismail Kadare, "Ura me Tri Harqe"

...veten që, në një mënyrë a një tjetër, të përthithet apo të gllabërohet nga kufomat që zhvarros, që të mos shndërrohet në gjeneral ushtrie të vdekur, siç e ka cilësuar autori, përbën një nga linjat vepruese më dramatike të librit. Gjithsesi, vlen të përmendet se Ismail Kadareja nuk e drejton asnjëherë romanin e tij në anën e përmasës fantastike dhe se konflikti i brendshëm i heroit të tij, njësoj si dhe angushtia e tij janë krejtësisht logjike, edhe pse e shohim atë të kryejë, të paktën dy herë, veprime irracionale: i pari, i diktuar nga një frikë thuajse e mbinatyrshme, kur vërvit në lumë...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"

...mund të shërbente si test i kundërt. Për një përkim të habitshëm, gjithë kandidatët për burg shpeshtonin ardhjet në Klub pikërisht përpara fatkeqësisë. Ora ishte njëmbëdhjetë dhe ai qëndroi te hyrja e Teatrit. Afishet e vjetra ishin hequr, pa u zëvendësuar me asgjë. Tirana nuk i ishte dukur asnjëherë kaq e shkretë. Iu duk e pabesueshme që tre muaj më parë kishte nënshkruar librin midis zallahisë së gëzueshme të premierës. Migena e kishte marrë në telefon një javë më pas. Alo, jam një studente e arteve, më falni që ju shqetësoj, jam ajo që kërkoi një nënshkrim për shoqen e saj, ndoshta nuk...

Ismail Kadare, "E Penguara"

...bujqësoreblegtorale me ndonjë degë të kufizuar të zejtarisë. Zejtaria, bujqësia e blegtoria Lindja e qyteteve i dha një shtytje të re zhvillimit të degëve të ndryshme të ekonomisë ilire. Zejtarinë e shfrytëzimit të minierave dhe të përpunimit të metaleve ilirët e njihnin dhe më parë, por asnjëherë si tani ajo nuk paraqitet si degë e veçantë e një qyteti, siç është rasti i Damastionit. Në shek. IV në zejtarinë e punimit të metaleve nuk vihet re ende ndonjë ndryshim cilësor, fjala vjen në punimin e veglave të punës, të armëve apo të zbukurimeve, në krahasim me shekujt pararendës. Por tani...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"
Të ngjashme:
asnjëfarë:

asnjëfárë pacak. asnjë të vetëm: pa asnjëfarë kujdesi.

menjëherë:

menjëhérë ndajf. në çast, fill pas një veprimi tjetër; përnjëherë, njëherazi: u zhduk menjëherë; flisnin të dy menjëherë.

mosnjëherë:

mosnjëhérë ndajf. arb. asnjëherë.

njëherë:

njëhérë ndajf. 1. shumë kohë më parë në të shkuarën, dikur: na ishte njëherë…; njëherë e një kohë (njëherë motit) shumë kohë më parë, dikur; kështu rronin njëherë. 2. në një kohë jo shumë të largët e të pacaktuar në të ardhmen, ndonjëherë, dikur: do të vijë njëherë dita që… 3. së pari, më parë; tani për tani, hëpërhë: të shohim njëherë si është puna; e lëmë njëherë kështu.

njëherë:

njëhérë pj. 1. sidomos, veçanërisht: unë, njëherë, s’e mbaja dot gazin. 2. përdoret për të zbutur urdhrin ose si nxitje: pa eja njëherë këtu!; na trego njëherë se si ngjau! 3. përdoret për të treguar ndërmarrjen e një veprimi pas një ngurrimi: po e provoj edhe unë njëherë.