Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës asnjë
asnjë:

asnjë pacak. as edhe një njeri, një send etj.: asnjë fjalë; asnjë për be; në asnjë mënyrë; pa asnjë dyshim; asnjë qime (thërrime) aspak.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...kujtimesh, kambana; e gjithë kjo rezervë e fundosur në ndërgjegjen e tij po ngrihej ngadalë në sipërfaqe. Mijëra nëna në vendin e tij prisnin eshtrat e bijve të tyre. E, pra, ai do t'ua shpinte. Ai do ta kryente mirë detyrën e tij madhore e të shenjtë. Nuk do të kursente asgjë. Asnjë i vrarë nuk duhej të harrohej, asnjë të mos mbetej në dhé të huaj. O, ky ishte një mision i lartë! Dhe ai disa herë gjatë udhëtimit kishte përsëritur fjalët e një zonje të madhe përpara nisjes: "Si një shpend krenar e i vetmuar, ti do të fluturosh mbi ato male tragjike që të shkëpusësh nga grykat dhe kthetrat e...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"

... edhe zërat e kalamajve po ashtu, ndërsa pamja e trapit, me traparin e gërmuqët sipër tij, sa më shumë që afrohet, i brengos. Përreth është njëfarë shkretie: bregu i ulët i lumit, vendevende ranishtë, vende-vende baltak, zgjatet gjer tutje, i mbuluar aty-këtu me xunkth. Rreth e rrotull s'ka asnjë shtëpizë, madje as muret e famullisë sonë nuk duken, kurse bujtina më e afërt është ndonjë mijë hapa larg. Pranë trungjeve ku lidhet trapi gjatë natës, është një pllakë e hekurt ku, me shkronja të shtrembëra, janë shkruar fjalët: "Lundra dhe trape”. Ka shumë vite që kësi pllakashi janë...

Ismail Kadare, "Ura me Tri Harqe"

...metropolave evropiane; në mënyrën e shprehjes gojore — duke përdorë fraza të importuara, e të tjera e të tjera të ngjashme. Në vallen e pandërprerë të jetës njerëzore, mediokritetet e periferisë sillen ashtu gjithmonë rreth idhujve të huaj. Sikundër mund të shihet prej këtyre shembëllave, që në asnjë mënyrë nuk e shterrin psikologjinë dhe mentalitetin e mediokriteteve, mund të konkludohet se të gjitha mediokritetet i karakterizon mungesa e origjinalitetit, në radhë të parë në fushën e mendimit e të sjelljes. Psikologjia e mediokritetit përmban doza të mjafta të një infantilizmi specifik dhe ky...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"

...kishte torturuar më tepër se katër javë radhazi: enigmën e vajzës. E njihte atë tryezë në trajtë U-je, veç ishte hera e parë që ishte ulur i vetëm në anën e djathtë të saj. Në pjesën bashkuese të dy anëve të U-së kishte zënë vend sekretari i dytë me një të panjohur. Ç’’ishte kjo thirrje, pa asnjë shpjegim paraprak? Për një gotë ujë a për një kafe, as që bëhej fjalë, por së paku një na fal që të shqetësuam, ose qoftë dhe ca fjalë boshe, nga ato që të gërricnin nervat si “ç'thotë krijimtaria”, mund të mos ia kursenin. Fillimi i një pezmi të mjegullt, nga ata që të ndihmonin së paku të...

Ismail Kadare, "E Penguara"

... Secili nga këta në kohë paqeje punon tokën, kurse në kohë lufte merr pjesë në ushtri duke pasur si prijës zotin (« despotes ») e tij ». Edhe pse Agatharkidi përdor termin dullos, shpjegimet e mëtejshme e bëjnë të qartë se kemi të bëjmë me një popullsi të tipit të prospelatëve ardianë. Nuk ka asnjë dyshim që termi « dullos » përdoret këtu me kuptimin më të gjerë, ashtu sikurse ndodh shpesh që autorët antikë i quajnë helotët « dullë të lakeldemonëve ». Një rast tjetër është ai që përmend Atheneu, për penestët. Sipas tij « thesalët quajnë penestë jo ata që lindin skllevër, por ata që shtihen...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"
Të ngjashme:
asgjë:

asgjë pacak. asnjë gjë, kurrgjë; kund. gjithçka: nuk di (nuk tha) asgjë. 2. diçka ose dikush pa ndonjë vlerë të madhe a pa rëndësi: kjo s’është asgjë për ty; e shiti për asgjë e shiti fare lirë.

asgjë:

asgjë-ja f. libr. hiçi; asgjësi: e ngriti nga asgjëja.

arnajë:

arnáj/ë,-a f. sh. -a(t) vend me ara, arishtë.

asnjëri:

asnjër/i,-a pacak. asnjë nga të dy a nga disa: asnjëri nga ju.

astmë:

ástm/ë,-a f. mjek. zënia e frymës a vështirësimi i frymëmarrjes për shkak të alergjisë, të çrregullimeve në bronke, në zemër etj.