Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës askund
askund:

askúnd(i) ndajf. në asnjë vend, asgjëkund(i).

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...poetëve dhe shkrimtarët tanë. Për më tepër, mund të thuhet se përmes këtyre termave nuk mund të njihet poetikisht realiteti, prandaj as të shfaqet ndonjë sensibilitet si më suptil lirik. Nuk ka fije dyshimi se në frymëzimet e Musa Ramadanit mund të vërehen fare lehtë gjurmat e literaturës së lexuar, po askund nuk mund të vërehet poza, shprehja artificiale, prandaj edhe është plotësisht e drejtë të pohohet se të gjitha gjurmat e ndikimit janë shkrirë nën presionin e kulturës, përvojës dhe fuqisë së tij të shprehjes. Musa Ramadani është i aftë që të bluajë ndikimin, që ta bëjë pronë të veten çdo ide, që...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"

...përfundimisht. Por të dielën me natë, lëvizja sipër saj rifilloi po aq papritur siç kishte rreshtur. Kur isha i ngeshëm më pëlqente të zija ndonjë shtrojerë e ta kundroja. Ura ishte si një libër i hapur. Tek ndiqja çka ndodhte mbi të, më dukej se mund të kapja thelbin e saj. Nganjëherë më dukej se askund më mirë se sipër saj nuk shfaqej siguria, frika, mëdyshja ose kokëkrisja njerëzore. Disa e shkelnin lëndimthi, si të kishin ndroje se mos e dëmtonin, e të tjerët e thundronin potershëm. Kishte nga ata që vazhdonin ta kapërcenin natën, cubnisht, si të tuteshin prej dikujt, e ndoshta prej asaj...

Ismail Kadare, "Ura me Tri Harqe"
Të ngjashme:
ankand:

ankánd,-i m. sh. -e(t) shitja e diçkaje hapur e me çmimin më të lartë që jep dikush nga të pranishmit. * nxjerr (vë) në ankand (diçka) bëj pazarllëqe me diçka të shenjtë.

arkond:

arkónd,-i m. sh. -ë(t) hist. titull në hierarkinë feudale, që e mbante një pronar nga paria e vendit.

askush:

askúsh pacak. asnjë njeri: mos ia thuaj askujt.

lëkund:

lëkúnd kal., -a, -ur 1. tund diçka sa andej këtej, sa poshtë lart; e bëj të valëvitet në ajër; përkund: lëkund fëmijën në djep; deti lëkundte anijet; tërmeti i lëkundi shtëpitë. 2. fig. e bëj të paqëndrueshme diçka, e dobësoj, e trondit; e bëj të pavendosur dikë, e bëj të dyshojë: kërcënimet (torturat) nuk e lëkundën.

shkund:

shkund kal., -a, -ur 1. tund degët e një peme që t’i bien kokrrat; tund me forcë një rrobë që t’i bjerë pluhuri; e tund me forcë dikë a diçka: shkund manin (ullinjtë); shkund çarçafët; shkund llullën; i shkundi era mollët; shkund pluhurin (thërrimet); kush i shkund e kush i ha! (fig.). 2. pi deri në pikën e fundit; e harxhoj diçka të gjithë; e detyroj dikë që të shpenzojë shumë e të mos i mbetet gjë: e shkundi gotën; e shkundi qesen; na shkundi fare. 3. fig. i flas dikujt dhe e qortoj që ta gjallëroj, e nxjerr nga plogështia; e sjell në vete, e bëj të vetëdijshëm: e shkundi kritika.