Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës asketik
asketik:

asketík,-e mb. që lidhet me asketin a me asketizmin, i asketit: jetë asketike; fytyrë asketike.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...rrallë ishte mbyllur në një tinar, që i mjaftonte trupit të tij, dhe me këtë gjest të çuditshëm donte ta manifestonte edhe botëkuptimin e vet. Flitet se si me një rast Aleksandri i Maqedonisë, pasi kishte dëgjuar për këtë gjest të çuditshëm, e kishte vizituar filosofin plak, që bënte një jetë ashtu asketike dhe e kishte pyetur se çfarë të mire do të donte t'i bënte. Diogjeni ju kishte përgjegjur fare shkurt, dhe fare filosofikisht: „Mos ma zë diellin!" Nuk besoj se mund të gjenden shumë njerëz, qoftë as krijues dhe filosofë, që zemërlehtë do të hiqnin dorë prej një mirësie, që do t'ua bënte një personalitet...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"
Të ngjashme:
skeptik:

skeptík,-u m. sh. -ë(t) ithtar i skepticizmit në filozofi: skeptikët grekë.

atletik:

atletík,-e mb. që lidhet me atletikën a me atletin, i atletikës a i atletit: gara atletike.

anketim:

anketím,-i m. sh. -e(t) veprimi sipas foljes.

estetik:

estetík,-e mb. që lidhet me estetikën, i estetikës: edukatë estetike; shije estetike.

skeptik:

skeptík,-e mb. ai që ndjek skepticizmin: filozofët skeptikë. 2. edhe si em., libr. mosbesues: qëndrim (mendim) skeptik.