Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës asimilues
asimilues:

asimilúes,-e mb., edhe si em. 1. përvetues. 2. që asimilon. 3. gjuh. përngjashmues.

Sinonime / Të përafërta:
përvetues
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...brendshme popullsia ishte thuajse tërësisht vendase, në to puna e skllevërve ka qenë përdorur fare pak, për të mos thënë aspak, kurse banorët ilirë në pjesën më të madhe të tyre kanë qenë marrë me bujqësi e blegtori. Në këto qendërbanime u ruajtën më të forta traditat e lashta vendëse dhe politika asimiluese e shtetit romak gjeti një kundërshtim e një qëndresë më të madhe se në rajonet bregdetare. Burimet e shkruara antike tregojnë për ekzistencën në Iliri të disa qendërbanimeve të vogla të fortifikuara, të cilat i quajnë castella ose oppida (kështjella apo qyteza), banorët e të cilave nuk kishin...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"
Të ngjashme:
asimiluar:

asimilúar (i, e) mb. që është asimiluar: mësim i asimiluar.

simulues:

simulúes,-i m. sh. -(it) 1. mjek. ai që shtiret sikur është i sëmurë. 2. fig. libr. shtirak, shtinjak.