Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës asimiloj
asimiloj:

asimil/ój kal., -óva, -úar 1. përvetoj. 2. fig. e mësoj mirë diçka, e përvetësoj plotësisht: asimiloj mësimin. 3. kryes. v. III e bën një popull a një komb të humbasë veçoritë, gjuhën e zakonet e veta e të marrë ato të një populli a të një kombi tjetër; / gjuh. përngjashmon. / pës. asimilóhem.

Sinonime / Të përafërta:
përvetoj
përngjashmon
Të ngjashme:
animizoj:

animiz/ój (anim/ój) kal., -óva, -úar libr. shpirtëzoj. / pës. animizóhet (animóhet) v. III.

disimiloj:

disimil/ój kal., -óva, -úar 1. biol. shpërvetoj. 2. gjuh. shpërngjashmon. / pës. disimilóhet v. III.

asimilim:

asimilím,-i m. 1. veprimi sipas foljes. 2. gjuh. përngjashmim.

simuloj:

simul/ój jokal., -óva, -úar libr. 1. mjek. shtirem si i sëmurë për t’iu shmangur punës a ndonjë detyre. 2. kal. libr. përpiqem ta paraqit si të vërtetë diçka të rreme; drejt. krijoj prova të rreme (për të fshehur një krim).