Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës ashure
ashure:

ashúr/e,-ja f. sh. -e(t) 1. ëmbëlsirë me grurë të zier e me sheqer, me arra të shtypura, me kanellë etj.: një tas ashure. 2. fet. një nga festat e bektashinjve, gjatë së cilës nxirret ashure.

Të ngjashme:
asfare:

asfáre ndajf. bised. aspak.

asohere:

asohére ndajf. atëherë.

dashur:

dáshur pjes. shih te dua.

dashuri:

dashurí,-a f. 1. ndjenjë e fuqishme dhe e thellë pëlqimi, dashamirësie e adhurimi për dikë a për diçka, që na lidh ngushtë me të; ndjenjë e zjarrtë dhe e pastër për një njeri të seksit tjetër; miqësi e thellë dhe e çiltër: dashuria e nënës; dashiria për atdheun (për gjuhën amtare); dashuri e vërtetë (e pastër, e zjarrtë); letër (mesazh) dashurie; ka rënë në dashuri me (dikë); bën dashuri (bised.) dashuron; kryen marrëdhënie seksuale me dikë; ka hedhur (ka shtënë) dashuri është dhënë shumë pas dikujt, e do; i fliste (e dëgjonte, e vështronte) me dashuri. 2. prirje e brendshme drejt diçkaje që na tërheq shumë dhe pas së cilës jepemi me dëshirë e me kënaqësi të veçantë: dashuria për liri; / kryes. keq. lakmi: dashuria për lavdi (për para) (keq.).

pshurr:

pshurr jokal. dhe kal., -a, -ur shurroj: i pshurri rrobat.