Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës ashtu-keshtu
ashtu-kështu:

ashtú-kështú ndajf. ashtu-ashtu.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...bashkëvendësit e vet që s'kishin prirje të radhiteshin në krye të rreshtit, por as nuk pajtoheshin të gjendeshin diku në fundin e tij; romakët e mëdhenj i kishin pagëzuar me këtë shprehje, pra, individët mesatarë, që e ndjenin veten të sigurtë ndërmjet të parëve dhe të fundmëve, duke ju shmangur ashtu peripetive, nëpër të cilat mund të kalojnë të parët dhe nënqeshjeve, të cilave mund t'ju nënshtrohen të fundit. Të gjitha shprehjet dhe termat, prandaj edhe shprehja mediokritet, që herat më të shpeshta krijohen prej specialistëve, për të shënuar përmbajtjen e një dukurie që në një shoqëri të caktuar...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"

...roman, vëren me një nuhatje shumë të hollë se: "Përgjatë dy vjet gërmimesh endacake, ai (gjenerali) nuk sheh gjë tjetër nga ky vend mesdhetar veç baltërave të vjeshtës dhe dëborërave të dimrit. Përmes kronologjisë së rreptë dhe dramatike të rrëfimit, Ismail Kadareja i mohon atij pranverën, po ashtu siç i mohon dhe buzëqeshjen. Gjithçka fillon me shiun dhe dëborën, gjithçka përfundon me erën". I mohon... Jo vetëm që termi i përdorur është plotësisht i saktë, por dhe përkon (përveç efektshmërisë në planin rrëfimtar) me qëndrimin afektiv të autorit: nëse fola më sipër për roman subjektiv, duhet...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"

... PARATHËNIE Ismail Kadareja deshte në fillesë të ngjiste shekujt duke pasur sytë mbi të njëjtën ngrehinë, një urë guri. Libri ka pasë qenë ndërtuar si një dosje, me dokumente të mbledhura, me dëshmi: turistë të kohës së re bombardues që përpiqen ta fshijnë urën nga hartat, e kështu me radhë deri te ndërtimi, deri te shpjegimi i zanafillës së legjendës së murimit. Pat qenë krejt e kundërt me librin "Është një urë mbi Drina", ku IvoAndriçi na tregon një urë të Bosnjës nëpër kohëra, duke respektuar rrjedhën kronologjike. Por në qendër të “Ura me tri harqe" gjendet një baladë, dhe ishte më...

Ismail Kadare, "Ura me Tri Harqe"

...tregojnë rrotullat e boshtit dhe peshat për tërheqjen e fijes në vegjë, të zbuluara në Maliq e gjetkë. Që në etapën më të hershme të neolitit shfaqen dhe enët prej balte të pjekur, që përbëjnë si kudo gjetjet më të shumta e më të rëndësishme në vendbanimet e kësaj kohe. Prodhimi primitiv i tyre ashtu si edhe ai i tekstilit dhe i prodhimeve bujqësore, ishte i lidhur me punën e gruas. Çdo bashkësi neolitike i përgatiste vetë enët sipas nevojave të saj. Ato punoheshin me dorë në forma e madhësi të ndryshme, me faqe të trasha ose të holla, me ose pa zbukurime sipas qëllimit të tyre praktik. ...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"

...përligjte gjakftohtësinë me mendimin se ndërgjegjen e kishte të qetë. Nuk kishte veçse një shesh përpara dhe, sado i gjerë të ishte ai, koha për ta kapërcyer ishte tepër e shkurtër për një njeri që e kishin thirrur në Komitet të Partisë, pa ia thënë arsyen. Me një shpeshti të marrë, thua se vetëm ashtu mund të fitonte kohën e humbur, kaloi nëpër mend dy ngatërresat e mundshme, ku, dashje pa dashje, mund të kishte rënë: pjesën e tij të fundit teatrale, e cila prej dy javësh priste lejen e vënies në skenë, dhe marrëdhëniet me Migenën. Në një rast tjetër, kjo e fundit do t'i shkaktonte më shumë...

Ismail Kadare, "E Penguara"
Të ngjashme:
ashtu:

ashtú ndajf. 1. në atë mënyrë; si duhet, si e presim; njësoj; në atë gjendje, si është: ashtu flet; nuk është ashtu; ashtu qoftë!; ashtu, të lumtë!; si ju lashë, ashtu ju gjeta. 2. as mirë, as keq; çka, disi: - Si je? - Ashtu. 3. përdoret kur shprehim habi, ironi a kundërshtim: ashtu, ë? 4. si pj. bised. afërsisht, pothuajse: ashtu nga mbrëmja.

ashtu-ashtu:

ashtú-ashtú ndajf. as mirë, as keq; njëfarësoj; njësoj, aty-aty: ashtu-ashtu janë.

kështu:

kështú ndajf. 1. në këtë mënyrë, në këtë gjendje; si dëshirohet ose si pranohet në këtë çast; njësoj: kështu bëje; kështu thonë; kështu qoftë! dua të jetë ose të bëhet në këtë mënyrë; kështu, të lumtë!; kështu e mendoja, kështu doli; kështu i shtrirë, siç është; po kështu gjithashtu; kështu e kështu përdoret për të mos përmendur edhe një herë ato që kemi thënë më parë; e kështu me radhë përdoret si përmbyllje, në fund të një fjalie. 2. pa ndonjë qëllim; pa ndonjë drejtim të caktuar: kështu, kot; për ku kështu? ku po vete tani? 3. përdoret për të shprehur habi, kundërshtim etj.: kështu, ë? si kështu!? 4. bised. pra, atëherë, si përfundim: kështu, ju do të vini; kështu që ai u largua prandaj ai u largua; / plotëson një mendim të shprehur më parë, me kuptimin: “për shembull”: kështu, kur ishte student, ai…