Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës ashtu-kështu
ashtu-kështu:

ashtú-kështú ndajf. ashtu-ashtu.

Të ngjashme:
ashtu:

ashtú ndajf. 1. në atë mënyrë; si duhet, si e presim; njësoj; në atë gjendje, si është: ashtu flet; nuk është ashtu; ashtu qoftë!; ashtu, të lumtë!; si ju lashë, ashtu ju gjeta. 2. as mirë, as keq; çka, disi: - Si je? - Ashtu. 3. përdoret kur shprehim habi, ironi a kundërshtim: ashtu, ë? 4. si pj. bised. afërsisht, pothuajse: ashtu nga mbrëmja.

ashtu-ashtu:

ashtú-ashtú ndajf. as mirë, as keq; njëfarësoj; njësoj, aty-aty: ashtu-ashtu janë.

kështu:

kështú ndajf. 1. në këtë mënyrë, në këtë gjendje; si dëshirohet ose si pranohet në këtë çast; njësoj: kështu bëje; kështu thonë; kështu qoftë! dua të jetë ose të bëhet në këtë mënyrë; kështu, të lumtë!; kështu e mendoja, kështu doli; kështu i shtrirë, siç është; po kështu gjithashtu; kështu e kështu përdoret për të mos përmendur edhe një herë ato që kemi thënë më parë; e kështu me radhë përdoret si përmbyllje, në fund të një fjalie. 2. pa ndonjë qëllim; pa ndonjë drejtim të caktuar: kështu, kot; për ku kështu? ku po vete tani? 3. përdoret për të shprehur habi, kundërshtim etj.: kështu, ë? si kështu!? 4. bised. pra, atëherë, si përfundim: kështu, ju do të vini; kështu që ai u largua prandaj ai u largua; / plotëson një mendim të shprehur më parë, me kuptimin: “për shembull”: kështu, kur ishte student, ai…