Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës ashpersi
ashpërsi:

ashpërsí,-a f. 1. të qenët i ashpër: ashpërsia e klimës; luftuan me ashpërsi. 2. qëndrim i ashpër, vrazhdësi; kund. butësi: sillet me ashpërsi.

Sinonime / Të përafërta:
vrazhdësi
Antonime:
butësi
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...marrëveshje. Ai i propozoi Filipit paqe, me kusht që të dy palët të mbanin qytetet që kishin në zotërim në atë kohë; Filipi nuk e pranoi dhe kërkoi që ilirët t’i lironin të gjitha qytetet që i kishin pushtuar Maqedonisë. Meqenëse nuk u arrit marrëveshja, filloi përleshja. Të dy ushtritë u ndeshën me ashpërsi të madhe. Ushtria ilire i përballoi për mjaft kohë sulmet e armikut. Goditjeve të falangës maqedone Bardhyli u kundërvuri formacionin luftarak me radhë të shtrënguara në trajtë kuadrati. « Në krye, - shkruan Diodori, - fitorja nuk anoi as nga njëra, as nga tjetra palë, dhe kështu vazhdoi për...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"
Të ngjashme:
ashpërsim:

ashpërsím,-i m. veprimi sipas foljeve.

ashpëri:

ashpërí,-a f. 1. ashpërsi. 2. acar.

ashpërak:

ashpërák,-e mb., edhe si em., që e ka qimen a leshin të ashpër: dele ashpërake.

ashpëran:

ashpërán,-e mb., edhe si em., i ashpër, i rreptë; i egër: burrë ashpëran.

ashpëroj:

ashpër/ój kal., -óva, -úar e bëj më të ashpër: më ashpëroi duart; e ka ashpëruar jeta.