Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës ashperak
ashpërak:

ashpërák,-e mb., edhe si em., që e ka qimen a leshin të ashpër: dele ashpërake.

Të ngjashme:
ashpëran:

ashpërán,-e mb., edhe si em., i ashpër, i rreptë; i egër: burrë ashpëran.

shqerak:

shqerák,-e mb., edhe si em., 1. i vendit, i zakonshëm, fushe (për pulat): gjel shqerak. 2. që bën kokrra të vogla majhoshe (për një lloj kumbulle): kumbull shqerake.

ashpëroj:

ashpër/ój kal., -óva, -úar e bëj më të ashpër: më ashpëroi duart; e ka ashpëruar jeta.

ashpërsi:

ashpërsí,-a f. 1. të qenët i ashpër: ashpërsia e klimës; luftuan me ashpërsi. 2. qëndrim i ashpër, vrazhdësi; kund. butësi: sillet me ashpërsi.

eshtërak:

eshtërák,-e mb. edhe si em., kockëmadh, kockëdalë.