Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës ashper
ashpër:

áshpër (i, e) mb. 1. që e ka sipërfaqen me kokrriza a me të dala të vogla dhe të gërvisht, jo i lëmuar; i fortë në të prekur, i kreshtë; kund. i butë: pëlhurë e ashpër, lëkurë e ashpër; lesh i ashpër; / jo i imët, i trashë; miell i ashpër. 2. me male të larta e me shkëmbinj të thepisur, shumë i thyer; kund. i butë: vend i ashpër. 3. me të ftohtë të madh, me ngrica e me stuhi bore; kund. i butë: dimër i ashpër; klimë e ashpër. 4. që të djeg grykën, i fortë e jo i këndshëm; kund. i butë: : duhan i ashpër; raki e ashpër. 5. fig. i vrazhdë, i rreptë, i egër; kund. i butë: mësues i ashpër; me zë të ashpër; / shumë i rreptë, i përgjakshëm; i pamëshirshëm: luftë (përleshje) e ashpër; qortim i ashpë.

ashpër:

áshpër ndajf. 1. jo imët, trashë; kund. butë: bluan ashpër. 2. fig. me rreptësi e pa mëshirë, rreptë; vrazhdë; kund. butë: e qortoi (e dënoi) ashpër.

Sinonime / Të përafërta:
trashë
rreptë
vrazhdë
Antonime:
i butë
butë
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...të butë, qenë kultivuar dhe rrushi e ulliri. « I ngrohtë dhe frytdhënës ka qenë ky vend, shkruan historiani dhe gjeografi grek Straboni në veprën e tij « Gjeografia » (shek. I e. sonë); ai është plot me ullishta dhe vreshta », vijon ky autor, përveç disa krahinave të pakta ku toka është fare e ashpër. Që ilirët merreshin me vreshtari, këtë e dëshmojnë farërat e rrushit të zbuluara në disa nga vendbanimet e kohës. Kushtet e përshtatshme tokësore dhe klimatike ndihmuan jo më pak edhe për kultivimin e perimeve, si të bishtajës, të bathës, të bizeles, etj., si dhe të kulturave frutore, si p.sh...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"

...jetës sonë bashkëkohore. Urdhëroni dhe shkruani për snobët edhe në qoftë se ndonjeri prej jush është vetë snob. Mund t'ju përkujtoj se Marsel Prusti, megjithëse snob dhe dendy edhe vetë, është marrë shpesh me trajtimin e kësaj dukurie dhe, sikundër e thotë biografi i tij, Andre Moroa, „bëhej më i ashpër posa e prekte këtë temë të veten të dashur". Urdhëroni dhe shkruani për snobët, kurse snobët, sigurisht, do t'ju shpërblejnë me duartroktije frenetike. MOSMARRËVESHJET ME BASHKËKOHËSIT Ajme per ju, farisej, që i deshironi vendet e para ne sinagoga dhe përshëndetjet në sheshe! Ajme për ju, se jeni...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"

...psikikës së tyre. - Nuk e kuptova, - tha gjenerali. - Kjo është e thjeshtë, - vazhdoi prifti. - Në luftë, disa udhëheq arsyeja e dobët ose e fortë, kurse disa të tjerë, shtys parake. - Po ju dëgjoj, - tha gjenerali, kur iu duk se prifti p mëdyshej të vazhdonte. - Shqiptarët janë një popull i ashpër e i prapambetu Atyre, që kur janë foshnja, u vënë në djep pushkën, kësht që pushka bëhet pjesë e pandarë e jetës së tyre. - Duket, - tha gjenerali, - edhe hijëzat i mbajnë sikur t ishin pushkë. - Duke u bërë që në vogëli një pjesë e qenies së tyre, vazhdoi prifti, - si një gjësend-bazë i jetës...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"

...cilët duhej të jepnin shembullin e pastërtisë morale, por tani gjëra të tilla s'viheshin më re. Veç kur kishte skandale, prishje familjesh ose lidhje me klasat e përmbysura. Ose kur vajza vetë ankohej. Përpara se të gjente se për çfarë mund të ishte ankuar Migena, përfytyroi sjelljen e tij të ashpër te biblioteka dhe fjalën “spiune”, që me siguri e kishte pezmatuar vajzën më shumë se çdo gjë. Keni përdorur fjalën "spiune”, apo jo? Donim të dinin me ç'kuptim? Spiune e kujt, kundër kujt? Ju e dini se shteti ynë nuk përdor të tillë... I penduar për atë dreq fjale, pa e pritur që tjetri të ...

Ismail Kadare, "E Penguara"

...zot i madh. Ç'është ky vend, me të cilin na pleksi fati. Ç’shenja na dërgon nëpër erë. Dhe ç'do të dërgojë pas tyre. LIX Muaji shënëndre nisi e mbaroi me mjegull. Nganjëherë ajo dukej sikur ngrinte në vend. Gjithçka tretej përgjysmë në të: brigjet, katundthet rreth e rrotull, ranishtja e ashpër, ura. Në ditë të tilla me mjegull i muruari në prehrin e urës ngjante edhe më i largët, edhe më i afërt. Dukej sikur ja, edhe pak dhe ai do të dilte nga ajo gjendje e dyzuar, do të lëvizte drejt nesh, si i vdekuri drejt të vdekurve. Por ai vazhdonte të ishte midis, as andej, as këndej, një mundim...

Ismail Kadare, "Ura me Tri Harqe"
Të ngjashme:
ashpëri:

ashpërí,-a f. 1. ashpërsi. 2. acar.

aspër:

ásp/ër,-ra f. sh. -ra(t) vjet. monedhë e argjendtë me vlerë të vogël, që përdorej në Shqipëri para shpalljes së Pavarësisë: u shit për tridhjetë aspra (përb.) tradhëtoi për një përfitim fare të vogël.

ashër:

ásh/ër,-raI f. sh. -ra(t) copë druri e çarë për zjarr; copë druri e çarë si dërrasëz për të mbuluar çatinë.

ashër:

ásh/ër,-raII f. sh. -ra(t) bot. gështenjë e egër.