Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës ashpëroj
ashpëroj:

ashpër/ój kal., -óva, -úar e bëj më të ashpër: më ashpëroi duart; e ka ashpëruar jeta.

Të ngjashme:
ashpërsoj:

ashpërs/ój kal., -óva, -úar 1. e bëj më të ashpër; e acaroj, e rëndoj. 2. ashpëroj.

ashëroj:

ashër/ój kal., -óva, -úar 1. çaj një dru, e bëj ashra. 2. mbuloj a rrethoj me ashra. / pës. ashëróhet v. III.

aspiroj:

aspir/ój kal. dhe jokal., -óva, -úar libr. kam dëshirë të madhe e shpresa t’ia arrij një qëllimi të lartë.

ashkëloj:

ashkël/ój kal., -óva, -úar e bëj ashkla, e copëtoj: ashkëloj një cung. / pës. ashkëlóhet v. III.

ashpërak:

ashpërák,-e mb., edhe si em., që e ka qimen a leshin të ashpër: dele ashpërake.