Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës ashkël
ashkël:

áshk/ël,-la f. sh. -la(t) copëz e hollë që shkëputet kur çajmë dru, kur gdhendim metal etj.: ashkël pishe (çeliku).

Të ngjashme:
ashkë:

áshk/ë,-a f. sh. -a(t) 1. ashkël. 2. krahin. qepallë: ashku i syrit.

ashkth:

ashkth,-i m. mjek. sëmundje e fëmijëve, që u shfaqet me një kokërrz në qiellzë.

shkal:

shkal,-i m. shi i madh, rrebesh.

shkal:

shkal kal., -a, -ur 1. shitoj, shkel, shuplak: e shkali hija. 2. fig. prish nga mendtë, çmend, shkalloj.

shkel:

shkel kal., -a, -ur 1. edhe jokal. vë këmbën diku a mbi diçka dhe e ngjesh; e zë me këmbë ose nën vete dhe e plagos, e vras a e shtyp: shkel barin (lulet); shkeli mbi akull; e shkeli makina. 2. rrah në shkalc: shkel shajakun (zhgunin); shkelën rrushin (ullinjtë). 3. shtyp sustën a një vegël; tërheq këmbëzën: i shkeli frenat; shkeli këmbëzën e pushkës. 4. edhe jokal., edhe fig. vete diku, hyj; vizitoj; zbres; pushtoj: nuk i ka shkelur në shtëpi; kam shkelur fusha e male; mos më shkel më këtu! 5. jokal. fig. gaboj, shkas: e shkele! 6. edhe jokal., fig. dhunoj, cenoj; marr nëpër këmbë, poshtëroj: shkeli ligjin (marrëveshjen); shkeli besën. 7. edhe jokal., fig. bised. nis një moshë a një kohë: shkeli në të njëzetat; shkeli dimri. 8. jokal. fig. i jap fort; nxitoj: ia shkeli vrapit; ia shkeli në punë. 9. v. III bashkohet mashkulli me femrën (për shpendët): gjeli e shkeli pulën.