Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës ashkë
ashkë:

áshk/ë,-a f. sh. -a(t) 1. ashkël. 2. krahin. qepallë: ashku i syrit.

Sinonime / Të përafërta:
ashkël
qepallë
Të ngjashme:
ashk:

ashk,-u m. 1. gjendje e ngrohtë e tokës kur është gati për t’u mbjellë; ngrohtësia e tokës së lëruar: ka ardhur toka në ashk. 2. fig. dëshirë e zjarrtë, afsh; valë, zjarr: me ashk.n e zemrës; në ashk.n e punës.

ashkël:

áshk/ël,-la f. sh. -la(t) copëz e hollë që shkëputet kur çajmë dru, kur gdhendim metal etj.: ashkël pishe (çeliku).

bashkë:

báshk/ë,-a f. sh. -a(t) 1. gjithë leshi që qethet nga një dele, pa u shprishur: dhjetë bashka. 2. fig. diçka e bardhë, e fryrë dhe e butë: bashka resh.

bashkë:

báshkë ndajf. 1. pranë njëri-tjetrit, jo veç e veç; në të njëjtin vend a grup: rrinë (jetojnë) bashkë; u mblodhën bashkë; e kemi bërë bashkë. 2. njëkohësisht: arritën bashkë; e kemi mbaruar shkollën bashkë.

eshkë:

éshk/ë,-a f. 1. lloj kërpudhe (bulledër) e zier dhe e tharë, që përdoret për ta ndezur me uror: digjet si eshka digjet ngadalë e pa flakë; të djeg si eshka të djeg pa e kuptuar; është bërë si eshkë është tharë e është rrudhur shumë. 2. qymyr druri që e përdorin farkëtarët. 3. si mb. shumë i tharë; shumë i thatë e i rrudhur: u bë eshkë u tha shumë; e kam gojën eshkë më është tharë goja; nuk më shijon asgjë. 4. si ndajf. shumë (zakonisht me mbiemrat i thatë, i rrudhur).