Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës ashik
ashik:

ashík,-uI m. sh. -ë(t) 1. eshtër e vogël në gjurin e përparmë të bagëtive të imëta; testembel. 2. krahin. çelësi i veglave muzikore me tel.

ashik:

ashík,-uII m. sh. -ë(t) vjet. dashnor.

Sinonime / Të përafërta:
testembel
dashnor
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...tregohet se ai u dërgua i vogël peng, u rrit dhe u edukua pranë oborrit të sulltanit. Të njëjtën gjë njoftojnë edhe kronistë e historianë të huaj, bashkëkohës me Skënderbeun, si italianët F. Filelfo, I. Potani, R. Volaterani, bizantini L. Halkokondili, shumica e autorëve osmanë të shek. XV e XVI: Ashik pasha Zade, Tursuni, I. Bitlisi etj.. Gjergji, pasi u mor peng rreth moshës nëntëvjeçare, u dërgua në kryeqytetin e Perandorisë Osmane, në Edrene. Ai u edukua këtu gjatë një periudhe dhjetëvjeçare në shkollën e iç- ogllanëve, ku u dallua mbi të tjerët. Në këtë shkollë futeshin zakonisht djemtë...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"
Të ngjashme:
fshik:

fshik kal., -a, -ur 1. cek; prek: e fshiku plumbi në krah; e fshiku gripi. 2. gërvisht. 3. fshikulloj. 4. flluskos.

ashk:

ashk,-u m. 1. gjendje e ngrohtë e tokës kur është gati për t’u mbjellë; ngrohtësia e tokës së lëruar: ka ardhur toka në ashk. 2. fig. dëshirë e zjarrtë, afsh; valë, zjarr: me ashk.n e zemrës; në ashk.n e punës.

shik:

shik ndajf. bised. në mënyrë elegante e me shije: vishet shik.

afshi:

afshí,-a f. afsh.