Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës ashensor
ashensor:

ashensór,-i m. sh. -ë(t) kabinë e mekanizuar për të ngjitur njerëz e sende në pallate shumëkatëshe, në miniera etj.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

... Te shkallët përpara hotelit takuan kryetarin e bashkisë. Ishte vetëm. - Ku është kolegu im? - pyeti gjenerali. - Në Shqipërinë Qendrore. Vazhdojmë kërkimet në ca fusha. Po ju? - Do të pushojmë nja dy ditë. Duke biseduar, ngjitën shkallët. Kryetari i bashkisë u tha mirupafshim dhe hipi në ashensor, ndërsa ata të dy shkuan e u ulën përsëri në sallon. Gjenerali porositi fërnet dhe ndezi cigaren. Pastaj mbushi gotën dhe e piu. Përpara syve filluan t'i vallëzonin përsëri bokërimat e mërzitshme të tokës dhe mbi to varrezat. Unë nuk e kuptoj përse eshtrat e shokëve tanë duhet të ndahen nëpër...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"