Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës ashr
Të ngjashme:
ashe:

ásh/e,-ja f. sh. -e(t) bot. shkurre e viseve malore, me gjethe me gjemba e gjithnjë të blerta dhe me lule të bardha.

ashër:

ásh/ër,-raI f. sh. -ra(t) copë druri e çarë për zjarr; copë druri e çarë si dërrasëz për të mbuluar çatinë.

ashër:

ásh/ër,-raII f. sh. -ra(t) bot. gështenjë e egër.

ashër:

ásh/ër,-ri m. sh. -ër(-rit) 1. kërce në pjesën e prapme të thundrës së kalit. 2. veter. çala e kuajve.

ashk:

ashk,-u m. 1. gjendje e ngrohtë e tokës kur është gati për t’u mbjellë; ngrohtësia e tokës së lëruar: ka ardhur toka në ashk. 2. fig. dëshirë e zjarrtë, afsh; valë, zjarr: me ashk.n e zemrës; në ashk.n e punës.

asht:

asht,-iI m. sh. éshtra(t) kockë, eshtër: ashti i këmbës; i vajti deri në asht.