Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës ashëroj
ashëroj:

ashër/ój kal., -óva, -úar 1. çaj një dru, e bëj ashra. 2. mbuloj a rrethoj me ashra. / pës. ashëróhet v. III.

Të ngjashme:
ashpëroj:

ashpër/ój kal., -óva, -úar e bëj më të ashpër: më ashpëroi duart; e ka ashpëruar jeta.

shëroj:

shër/ój kal., -óva, -úar 1. ia largoj sëmundjen a ia heq plagën duke e mjekuar; shëndosh; ngjall. 2. fig. i heq një dhembje shpirtërore; e shpëtoj nga një e keqe; shëndosh.

adhuroj:

adhur/ój kal., -óva, -úar kam dashuri të zjarrtë e nderim të madh për dikë a për diçka; edhe fet., e nderoj si perëndi, i përulem e i falem. / pës. adhuróhem.

aspiroj:

aspir/ój kal. dhe jokal., -óva, -úar libr. kam dëshirë të madhe e shpresa t’ia arrij një qëllimi të lartë.

dashuroj:

dashur/ój kal., -óva, -úar 1. e dua me gjithë zemër një njeri të seksit tjetër: dashuron një vajzë (një djalë). 2. libr. e dua me gjithë shpirt diçka që më tërheq e më pëlqen shumë.