Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës asgjësi
asgjësi:

asgjësí,-a f. libr. të qenët asgjë, asgjëja, hiçi; zbrazëti e plotë.

Sinonime / Të përafërta:
hiçi
Të ngjashme:
asgjësim:

asgjësím,-i m. veprimi sipas foljes: armë të asgjësimit në masë.

asgjësoj:

asgjës/ój kal., -óva, -úar e shkatërroj krejt, e zhduk, e shfaros: asgjësoj parazitët e bimëve; asgjësoj dokumentet sekrete. / pës. asgjësóhem.

asnjëri:

asnjër/i,-a pacak. asnjë nga të dy a nga disa: asnjëri nga ju.

ligjësi:

ligjësí,-a f. sh. -(të) 1. ligjësori. 2. ligjshmëri1.

asgjë:

asgjë pacak. asnjë gjë, kurrgjë; kund. gjithçka: nuk di (nuk tha) asgjë. 2. diçka ose dikush pa ndonjë vlerë të madhe a pa rëndësi: kjo s’është asgjë për ty; e shiti për asgjë e shiti fare lirë.