Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës asgjë
asgjë:

asgjë pacak. asnjë gjë, kurrgjë; kund. gjithçka: nuk di (nuk tha) asgjë. 2. diçka ose dikush pa ndonjë vlerë të madhe a pa rëndësi: kjo s’është asgjë për ty; e shiti për asgjë e shiti fare lirë.

asgjë:

asgjë-ja f. libr. hiçi; asgjësi: e ngriti nga asgjëja.

Sinonime / Të përafërta:
kurrgjë
hiçi
asgjësi
Antonime:
gjithçka
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...lidhet me atë se misioni i tij është, sa i përçudnuar, aq dhe logjik me po të njëjtën përpikëri: me dëshirën e tij ose jo, ky oficer i lartë kryen misionin për të cilin është formuar. Nëse ushtria që komandon tani e tutje mund të strehohet e gjitha nën mushamanë e një kamioni, kjo nuk ndryshon asgjë: në një tjetër botë, ai është, negativisht, gjenerali. Por, mos vallë, ekziston ai më tepër apo ndryshe nga këto batalione skeletesh që tërheq pas vetes? Kjo nuk është e sigurt, ag shumë përziben, në romanin e Ismail Kadaresë, njeriu dhe detyra e tij (nga ku kuptohet, pa kaluar domosdoshmërisht...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"

...ajo i thirri: Ç'po bën kështu ti? Nuk ke frikë nga Ai atje? Dhe ngriti stapin drejt qiellit. Ndoshta ai s'kuptoi fare ç’i tha ajo, apo ndoshta aqi bënte për ato që i tha, kjo s'dihet. Ajo që dihet është se kryet mbi shifrat e tij dhe nuk e ngriti më. Ngaqë u kuptua që atij s'i bëhej vonë për asgjë, njerëzit flisnin e gjykonin me zë të lartë për të e për punën e tij, atie, nën hundën e tij. Ja, tani që kullon nëpër gishta llucën, ai do të marrë vesh se ç'tokë është kjo, shpjegonte dikush. Sepse toka është si njeriu, e fortë ose e dobët, e shëndoshë ose e sëmurë. Nga jashtë ajo mund...

Ismail Kadare, "Ura me Tri Harqe"

...Gjer në krye të Rrugës së Dibrës iu duk se kishte arritur të mos mendonte asgjë. Veç kur u gjend përbri Hotel Tiranës, me të cilin përkitej pjesa veriore e sheshit “Skënderbe”, e ndjeu më në fund ngutin përzier me panik. S'i mbetej veç të kapërcente sheshin, për t'u gjendur ballë për ballë me hyrjen e Komitetit të Partisë. Tani s'mund të hiqej as më gjakftohtë se ç'duhej e as ta përligjte gjakftohtësinë me mendimin se ndërgjegjen e kishte të qetë. Nuk kishte veçse një shesh përpara dhe, sado i gjerë të ishte ai, koha për ta kapërcyer ishte tepër e shkurtër për një njeri që e kishin thirrur...

Ismail Kadare, "E Penguara"

...kënaqur me punën e vet dhe vlerën e saj, do të përpiqet për kualitete më të larta; është afër menç se njeriu, që ka aftësi të dyshojë, jo vetëm për të dyshuar, në pohimet e autoriteteve, por pse sheh më larg, do të mundë të sjellë ide, mendime, pohime origjinale. Dyshimi i njeriut të prirur nuk ka asgjë të përbashkët me dyshimin e Thomajt të shenjtë, i cili nuk besonte në fjalët e njëmbëdhjetë apostujve të tjerë që thonin se e kishin parë Jezuin, prandaj donte ta shihte vetë dhe t'i fuste gishtërinjtë në plagët e tij. Ky është dyshim intelektual i njerëzve me prirje dhe aftësi të rrallë, që dyshojnë...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"

...sonë tregojnë qartë se dardanët nuk u pajtuan me politikën pushtuese të Maqedonisë dhe me gjendjen e krijuar në kufirin jugor, prandaj edhe u bashkuan me koalicionin antimaqedon. Duke përshkruar ngjarjet e mësipërme, autorët antikë nuk përmendin asnjë qendër banimi të dardanëve dhe nuk thonë asgjë për organizimin e tyre të brendshëm. Madje, ata nuk përmendin as sundimtarin e tyre. Por ngjarjet e mëvonshme dhe të dhëna të tjera burimore dëshmojnë se në gjysmën e dytë të shek. IV p.e. sonë ishte kryer bashkimi i fiseve në një bashkësi të fuqishme. Dardania asokohe përbënte një tërësi gjeografike...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"
Të ngjashme:
asnjë:

asnjë pacak. as edhe një njeri, një send etj.: asnjë fjalë; asnjë për be; në asnjë mënyrë; pa asnjë dyshim; asnjë qime (thërrime) aspak.

asgjësi:

asgjësí,-a f. libr. të qenët asgjë, asgjëja, hiçi; zbrazëti e plotë.

astmë:

ástm/ë,-a f. mjek. zënia e frymës a vështirësimi i frymëmarrjes për shkak të alergjisë, të çrregullimeve në bronke, në zemër etj.

ashkë:

áshk/ë,-a f. sh. -a(t) 1. ashkël. 2. krahin. qepallë: ashku i syrit.