Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës asfare
asfare:

asfáre ndajf. bised. aspak.

Sinonime / Të përafërta:
aspak
Të ngjashme:
asfalt:

asfált,-i m. 1. min. bitum. 2. përzierje bitum. me çakëll të imët, me të cilën shtrohen rrugët, sheshet etj.; pjesa e shtruar me këtë përzierje: rrëshqiti mbi asfalt.

ashure:

ashúr/e,-ja f. sh. -e(t) 1. ëmbëlsirë me grurë të zier e me sheqer, me arra të shtypura, me kanellë etj.: një tas ashure. 2. fet. një nga festat e bektashinjve, gjatë së cilës nxirret ashure.

gastare:

gastár/e,-ja f. sh. -e(t) krahin. 1. qelq; copë qelqi; enë qelqi (gotë, shishe etj.). 2. kafshë me qime të ndritshme. 3. si mb. fig. i pastër e i ndritshëm; i kulluar, i kthjellët.

laskare:

laskár/e,-ja f. sh. -e(t) 1. leckë. 2. pjesë e shembur e një kodre a e një mali.

astar:

astár,-i m. sh. -e(t) pëlhurë a diçka tjetër, që përdoret për të veshur nga brenda rrobat e trasha, këpucët etj.: astar mëndafshi.