Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës asfalt
asfalt:

asfált,-i m. 1. min. bitum. 2. përzierje bitum. me çakëll të imët, me të cilën shtrohen rrugët, sheshet etj.; pjesa e shtruar me këtë përzierje: rrëshqiti mbi asfalt.

Sinonime / Të përafërta:
bitum
Të ngjashme:
asfaltoj:

asfalt/ój kal., -óva, -úar shtroj me asfalt. / pës. asfaltóhet v. III.

asfare:

asfáre ndajf. bised. aspak.

asfaltim:

asfaltím,-i m. sh. -e(t) veprimi sipas foljes.

psalt:

psalt,-i m. sh. -ë(t) [psáltës,-i m. sh. -(it)] fet. ai që këndon psalme.

smalt:

smalt,-i m. lëndë e bardhë, shumë e fortë dhe e shndritshme, që vesh kurorën e dhëmbit; tek. emal.