Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës asbest
asbest:

asbést,-i m. min. mineral i përbërë prej fijesh të holla, që nuk digjet dhe nuk e përcjell rrymën elektrike: veçues asbesti.

Të ngjashme:
arrest:

arrést,-i m. sh. -e(t) paraburgim; ndalim: arrest shtëpie; në gjendje arresti.

aspekt:

aspékt,-i m. sh. -e(t) 1. pamje e pjesshme, e paraqitur në fotografi, në film etj. 2. fig. anë, pikëpamje, vështrim: në aspektin ekonomik. 3. gjuh. kategori gramatikore në disa gjuhë, që tregon mënyrën si rrjedh veprimi: aspekti i kryer (i pakryer).

assesi:

assesí ndajf. kurrsesi.

asket:

askét,-i m. sh. -ë(t) njeri që, për shkak të besimit fetar, bën një jetë të vetmuar, të ashpër e të rëndë; / fig. njeri që heq dorë nga gëzimet e jetës dhe e mundon veten.