Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës asajane
asajane:

asajáne ndajf. andej.

Sinonime / Të përafërta:
andej
Të ngjashme:
hasjane:

hasján,-e, -ja f. sh. -e(t).

asnjanës:

asnjánës,-e mb. 1. edhe si em., që nuk mban anën as të njërit, as të tjetrit; që s’ka lidhje me asnjë palë, që nuk i përket asnjë pale: shtet asnjanës; qëndrim asnjanës; zonë asnjanëse. 2. edhe si em. m., gjuh. që nuk është as mashkullor, as femëror: gjini asnjanëse. 3. edhe si em. m., fiz. që nuk ka ngarkesë as pozitive, as negative: përcjellës asnjanës. 4. kim. që nuk jep as reaksion acid, as reaksion bazik: kripë asnjanëse.

savanë:

saván/ë,-a f. kryes. sh. -a(t) gjeogr. treva fushore në të dyja anët e ekuatorit, me bar të lartë, me drurë e me shkurre të rralla: savanat afrikane (e Amerikës së Jugut).

sajnë:

sájn/ë,-a f. sh. -a(t) valë, shkulm.