Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës as
as:

as,-i m. sh. -e(t) 1. letër loje, e para në ngjyrën e vet, që ka në mes vetëm një shenjë; njëshi: asi spathi (kupë). 2. sh. edhe -ë(t) fig. njeri me aftësi të veçanta në një fushë të caktuar; i pari, njëshi: është as në futboll.

as:

as lidh. lidh gjymtyrë homogjene ose fjali mohuese, zakonisht e përsëritur: as ujë, as bukë; as unë, as ti; as mirë, as keq; as sot, as mot; as jep, as merr; as mish, as peshk (fig.); as në qiell, as në tokë (fig.); as të ngroh, as të ftoh (fig.).

as:

as pj. përdoret kur ftojmë dikë për të folur, për të vepruar etj.: as ia merr një kënge; as më thua…; / përdoret për të shprehur një qëndrim emocionues, për të përforcuar mohimin a mendimin në përgjithësi ose kur flasim për diçka që nuk është arritur plotësisht: as edhe një; as (që) do t’ia dijë; as (që) e kishte ndër mend; as tri ditë punë; as dy hapa larg.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...provincave të tjera, janë më trima se të gjithë të tjerët, që flasin të njëjtën gjuhë; bashkëvendëset e provincialistit, ndërkaq, janë të bukura si nimfat e Homerit, janë nikoqire si Penelopa e Odiseut, janë subtile si Natasha e Tolstojt. Nuk është e çuditshme pse prej kësaj province, në të cilën jetojnë asi meshkujsh dhe aso grashë, të kenë dalë shëmbëlltyra të rralla të kulturës dhe të historisë, që kanë nderuar krejt provincën, krejt provincat e tjera dhe krejt kombin. Çfarë nënëteksti ka hiperbola në fjalorin e varfër por agresiv të provincialistit? Me të provincialisti don të thotë se të gjitha përparësitë...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"
Të ngjashme:
ag:

ag,-u m. 1. dritë e zbehtë para se të dalë dielli, fillimi i ag.mit, zbardhëllima e mëngjesit: agu i parë; shkrepi agu; / gjysmerrësirë, mjegulli: duket si nëpër ag. 2. fig. poet. fillimi i diçkaje, ag.m: në ag.të lirisë. * si ag.n e syrit si dritën e syrit; i kanë vënë ag.sytë nuk i sheh qartë e nuk i kupton gjërat; i janë veshur sytë.

ah:

ah,-uI m. sh. -e(t) bot. dru i lartë i pyjeve malore, me lëvore të lëmuar e me lëndë të fortë: dërrasë ahu; zona e ahut.

ah:

ah,-uII m. sh. -e(t) britmë me shpirt që nxjerrim kur shprehim dhembje, hidhërim, habi, gëzim etj.; mallkim, nëmë: në ah të vdekjes në grahmën e fundit; e la në ahe e la në mjerim të madh a në vuajtje; e zuri ahu i nënës.