Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës arushë
arushë:

arúsh/ë,-a f. sh. -a(t) 1. zool. femra e ariut. 2. fig. njeri shumë i zoti, i fortë e trim: arushë mali (përk.).

Të ngjashme:
arushkë:

arúshk/ë,-a f. sh. -a(t) këlysh ariu; / lodër fëmijësh si arushë.

brushë:

brúsh/ë,-a f. sh. -a(t) furçë.

arushan:

arushán,-e mb., edhe si em. 1. trupmadh. 2. fig. shumë i fuqishëm, i fortë; shumë i zoti; trim: grua arushane.

grusht:

grusht,-i m. sh. -e(t) 1. dora me gishtërinj të mbledhur e të shtrënguar; sasia sa nxë dora e mbledhur si kupë; dorë; goditje me dorë të mbledhur: e bëri dorën grusht; një grusht lajthi; që në gusht nga një grusht (fj. u.); ka grusht të fortë. 2. fig. goditje e fortë; kundërshtim i hapët e i vendosur; kërcënim: qe grusht i rëndë për të; grusht shteti ndërrimi i menjëhershëm me dhunë i qeverisë a i formës së qeverisjes, që përgatitet fshehurazi dhe bëhet nga një grup i vogël njerëzish; i tregoi grushtin e kërcënoi dikë; ishte gati të zihej me dikë; ngre grushtin kundërshtoj dikë a diçka; ngre krye; shtrëngon grushtet mbledh forcat e përgatitet për t’u ndeshur me dikë. 3. si mb. (me numërorin një) i vogël në shtat, një pëllëmbë: një grusht njeri; në një grusht vend. 4. si ndajf. kruspull: u mblodh (u bë) grusht. 5. si ndajf. fig. me radhë të shtrënguara; si një i vetëm e i bashkuar fort: u bënë grusht para rrezikut.

krushk:

krush/k,-ku m. sh. -q(it) babai i nuses ose secili nga të afërmit e saj (meshkuj) ndaj prindërve dhe të afërmëve të dhëndrit; babai i dhëndrit ose secili nga të afërmit e tij (meshkuj) ndaj prindërve dhe të afërmëve të nuses; / etnogr. secili nga miqtë e dhëndrit që shkojnë për të marrë nusen: krushku i parë krushkapari; erdhën krushqit.