Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës artizan
artizan:

artizán,-i m. sh. -ë(t) zejtar.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...duke vrarë e masakruar banorë. Krahas qytetarëve me të drejta të plota (cives), që merrnin pjesë pa kufizim në jetën ekonomike, shoqërore e politike të qytetit, në qytetet tona përmenden shpesh edhe banorët me qëndrim e status të përkohshëm (habitantes, morantes), të cilët jo rrallë herë ishin artizanë, tregtarë e sipërmarrës të huaj. Në shek. XI në Durrës dëshmohen dy koloni me qytetarë nga Venediku e nga Amalfi, që kishin lagjet si dhe kishat e tyre, përkatësisht kishën e Shën Andresë dhe kishën e Shën Mërisë së amalfitanëve. Venecianët e Durrësit, sipas kronistit italian Malaterra, ishin...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"
Të ngjashme:
partizan:

partizán,-i m. sh. -ë(t) anëtar i një çete në luftën popullore kundër pushtuesit.

artizane:

artizán,-e, -ja f. sh. -e(t).

partizan:

partizán,-e mb. që lidhet me luftën e partizanëve a me partizanët; që përbëhet prej partizanësh: lëvizja partizane; këngë partizane; çetë partizane.

artezian:

artezián,-e mb. spec. që ndodhet thellë e nën trysni, i thellësisë (për ujin): pus artezian pus nga i cili uji del vetë me forcë.

artizanal:

artizanál,-e mb. zejtar.