Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës artistikisht
artistikisht:

artistikísht ndajf. në mënyrë artistike; nga ana artistike: vepër e përkryer artistikisht.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...nevojë të formulojë kësi mendimi, me të cilin u është hakmarrë disa bashkëkohësve: ka shumë idiotë në këtë botë që më tepër çmojnë pasurinë, lustrën e jashtme, origjinën, pozitën se sa vlerat shpirtërore, intelektuale, prirjet, aftësitë. Ka shkrimtar që një problem të tillë e ka trajtuar edhe artistikisht. Çehovi ka një tregim interesant, me titullin Pilivricka, në të cilin flitet se si një mjek-shkencëtar nuk e respektojnë njerëzit e rrethit të tij për shkak se e shohin përditë, por e kuptojnë rëndësinë e tij vetëm mbasi të vdesë papritur, në të vërtetë mbasi t'ja kenë helmuar jetën me arogancën...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"