Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës artist
artist:

artíst,-i m. sh. -ë(t) 1. ai që luan me mjeshtëri një pjesë teatrale a muzikore, një rol në film etj.: artistët shqiptarë; artist cirku. 2. krijues veprash arti në pikturë, në skulpturë, në muzikë etj. 3. fig. mjeshtër i shquar në një punë: është artist si rrobaqepës.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...në fushën e komunikimit të përditshëm qytetar, mediokritetet ose tërhiqen si çakajt e frikësuar ose sulen si demat e arenave të Spanjës. Le të thuhet, në fund, se mediokriteti është mediokritet edhe në mënyrën e veshjes — duke i imituar të tjerët; në mënyrën e qeshjes — duke u zgërdhirë si ndonjë artist filmi, në mënyrën e sjelljes — duke imituar ndonjë gjeni të çmendur të metropolave evropiane; në mënyrën e shprehjes gojore — duke përdorë fraza të importuara, e të tjera e të tjera të ngjashme. Në vallen e pandërprerë të jetës njerëzore, mediokritetet e periferisë sillen ashtu gjithmonë rreth idhujve...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"

...pilastrat, dhe panelet janë punuar në reliev, kanë një trajtim të mirë artistik dhe një dekoracion të pasur ku nuk mungojnë elementet zbukuruese tradicionale vendase. Midis monumenteve të skulpturës të kohës së vonë antike dhe që nuk lidhen me kultet fetare janë disa relieve mortore, të punuara nga artistë vendas. Këto relieve nga mënyra e trajtimit artistik, kompozimit, frymëzimit, modelimit e nga paraqitja e figurave dhe veshja e tyre, përbëjnë një tërësi që i veçon nga ato relieve sepulkrale të zakonshme për tre shekujt e parë të erës sonë. Ajo që i bën edhe më interesante këto vepra artistike...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"
Të ngjashme:
artiste:

artíst,-e, -ja f. sh. -e(t).

artis:

artís kal., -a, -ur bujq. nxjerr një fidan nga toka dhe e mbiell në një vend tjetër.

artis:

artís pës. artíset v. III.

artistik:

artistík,-e mb. që lidhet me artin a me artistët, i artit a i artistëve; që krijohet a që vepron sipas kërkesave të artit; që ka vlera arti: letërsi artistike; film artistik; krijimtari artistike; lice artisti; prodhime artistike.

artishtë:

artísht/ë,-a f. sh. -a(t) pyll me artinj.