Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës artikull
artikull:

artíku/ll,-lli m. sh. -j(t) 1. shkrim që botohet në një gazetë, në një revistë etj.: artikull shkencor (publicistik). 2. diçka e prodhuar për t’u shitur: artikuj ushqimorë (industrialë, shkollorë).

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...Shqipëri dhe shumë më i ulët se çmimi i shitjes në Itali. Gjithashtu nën zotërimin e Arianitëve ka qenë, në mos tërësisht, pjesërisht, rajoni i liqenit të Ohrit, prej të cilit siguroheshin të ardhura shumë të mëdha nga peshkimi dhe nga eksportimi i gjerë i peshkut të thatë të cilësisë së lartë, artikull ushqimor ky që ishte shumë i parapëlqyer nga banorët e rajoneve të tjera. Nën zotërimin e Arianitëve mund të kenë qenë për një kohë edhe qytetet e Manastirit e të Follorinës, para se të binin nën pushtimin osman. Në këtë rajon Arianitët kanë zotëruar kështjellën e Sopotnicës (Sfetigradi), që...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"

...qytetarë. Në kështjellën e vjetër të qytetit, në një qeli të thellë, ata kishin gjetur, midis të tjerash, edhe eshtrat e një njeriu. Për disa javë rresht, në kafenenë e qytetit, arkeologët amatorë bënin çdo ditë hamendje të ndryshme për këto eshtra. Madje, dy prej tyre ishin duke shkruar një artikull mjaft të guximshëm për ta botuar në ndonjë revistë, kur në qytetin e vogël mbërriti grupi i kërkuesve të eshtrave të ushtarëve. Specialisti kishte kaluar rastësisht nga muzeu dhe menjëherë e kishte njohur skeletin, nga medaljoni. (Në artikullin e amatorëve për medaljonin kishte dy parashtrime:...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"
Të ngjashme:
artikuloj:

artikul/ój kal., -óva, -úar 1. gjuh. nyjëtoj. 2. libr. shqiptoj; shpreh. / pës. artikulóhet v. III.

matrikull:

matríku/ll,-lli m. sh. -j(t) numër vetjak i një arme, i një ushtari etj.; pllaka metalike me këtë numër.

artikulim:

artikulím,-i m. sh. -e(t) 1. gjuh. nyjëtim. 2. libr. shqiptim; shprehje.