Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës artificialisht
artificialisht:

artificialísht ndajf. në mënyrë artificiale: i prodhuar artificialisht.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...përsonazhet e disa shkrimtarëve bashkëkohorë të huaj. Po t'i hynte punës jomirënjohëse të krahasimit, çdo studjues i kujdesshëm do të shihte se sa simboli, alegoria, metafora, se sa format e disponimit, se sa atmosfera, se sa karakteri i personazhit të shkrimeve të shkrimtarëve të huaj janë shartuar artificialisht në shkrimet e disa shkrimtarëve të këtyre letërsive periferike. Të gjithë shkrimtarët, madje edhe ata me prirje më të madhe, janë të shtrënguar të pranojnë, apo të japin, ndikime, por ndryshimi ndërmjet tyre dhe mediokriteteve qëndron aty se shkrimtarët që mendojnë me kokën e vet i asimilojnë...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"