Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës artificial
artificial:

artificiál,-e mb. që është bërë nga njeriu sipas ngjashmërisë me diçka natyrore; jo i natyrshëm, i krijuar a i prodhuar nga njeriu; kund. natyror: mëndafsh artificial; lule artificiale; dhëmbë artificialë dhëmbë të vënë; frymëmarrje artificiale (mjek.); liqen artificial; satelit artificial.

Antonime:
natyror
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...dhe u nënshtrohen lehtë kulteve dhe autoriteteve të rrejshme. Fusha vepruese e demagogëve në këto mjedise është shumë më e gjerë, prandaj, duke i aktivizuar lirisht të gjitha shkathtësitë e tyre, i sendërtojnë më suksesshëm qëllimet e tyre të dëmshme. Armët kryesore të demagogut: fraza, sharmi artificial, vetëmohimi i rrejshëm, autoriteti i përkohshëm dhe, në fund, lidhjet e gjera në nivele të larta këtu tregohen shumë më efektive se tjetërkund. Mund të pohohet jo pa të drejtë se lulëzimi i demagogjisë në këto mjedise përputhet me lulëzimin e demagogjisë në botën e sotme përgjithsisht dhe është...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"

...nxorën, dhëmbët i ndritën befas në diell dhe u duk sikur kafka buzëqeshi me cinizëm për të gjitha këto. Të dyja hullitë anës udhës ishin mbushur me gjethe të verdha dhe shtatoret e parkut të madh dukej sikur mërdhinin midis drurëve të zhveshur. Kur u ngjitën në majë të bregut, panë liqenin artificial që shtrihej midis bregoreve, i gjatë dhe me gjire të shumta, të vogla e të mëdha. Në majën e kodrës ishte një kishë dhe, ngjitur me të, një lokal vallëzimi. Rreth pistës së rrumbullakët të dansit çoheshin qiparisat e lartë, që fëshfërinin nga era. Aty pranë ishte lënë një grumbull i madh arkash...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"