Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës arte
art:

art,-i m. sh. -e(t) 1. nj. formë e pasqyrimit krijues të botës nëpërmjet figurash e mjetesh artistike; veprimtaria krijuese artistike: arti shqiptar (egjiptian, grek, romak, bizantin); arti antik (mesjetar, i Rilindjes); vepër arti; ngre në art; / edhe sh. lloj i veprimtarisë krijuese: arti dramatik; artet e bukura muzika, piktura, skulptura dhe arkitektura; artet figurative piktura, grafika dhe skulptura; artet e zbatuara arti i sendeve të bukura për përdorim praktik; arti kinematografik; galeria e arteve; akademia e arteve; art për art parim teorik estetik, sipas të cilit arti është qëllim në vetvete, pavarësisht nga përmbajtja. 2. fig. tërësia e rregullave dhe e metodave, që kërkohen për ta kryer diçka në mënyrë të përsosur dhe bukur; mjeshtëri: arti ushtarak; arti i të folurit; arti i kuzhinës.

artë:

ártë (i, e) mb. 1. i bërë prej ari ose i larë në ar; i qëndisur me fije ari: unazë (varëse) e artë; jelek i artë. 2. që ka ngjyrën e shkëlqimin e arit: flokë të artë. 3. fig. shumë i vlefshëm, i çmueshëm, i shtrenjtë: fjalë të arta; ka duar të arta; ka zemër të artë.

Sinonime / Të përafërta:
mjeshtëri
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...të Shën Augustinit dhe të Dantes, të Kampanellës dhe të Shekspirit, të Volterit dhe të Robespjerit, të Marksit dhe të Leninit, ashtu sikundcr ka edhe sot, në kohën e Albert Shvajcerit dhe të Sartrit. Provincialistë ka pasur, njëkohësisht, edhe në radhët e atyre që mirren me filosofinë, shkencën, artet, politikën, por mund të pohohet se asnjë filosof, asnjë shkencëtar dhe asnjë krijues artistik i vërtetë, i prirur dhe i qytetëruar, nuk mund të jetë provincialist, sepse provincializmi është e kundërta e diturisë, e prirjes, e kulturës, e humanizmit. A mund t'i imagjinojë kush Danten, apo Servantesin...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"

...marrëdhënie këmbimi. Në vendbanimet tona neolitike janë ndeshur sende të sjella nga krahina të largëta, siç janë p.sh., importet e poçerisë diminiane të Thesalisë në depozitimet e vendbanimit të Cakranit apo të Kamnikut etj.. Arti dhe botëkuptimi Arti i bujqve dhe i blegtorëve neolitikë priret drejt formave dekorative gjeometrike dhe figurative skematike. Arti dekorativ neolitik shfaqet me tërë përmbajtjen e tij sidomos në prodhimet e poçerisë, ku shumë nga format e enëve me harmoninë dhe me elegancën e trupit të tyre i tejkalojnë kërkesat e ngushta utilitare dhe hyjnë në fushën e realizimeve...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"

...të ngrysur, sidomos përpara Rudianit. Dy-tri herë, për shkak të thënieve të tij, si ajo e qelizave të pararojës në tru, që i qenkëshin dëmtuar apo vrarë fare, desh e kishte pësuar Rudiani. Ishte për të lënë mendjen. Ti e paske thënë atë punën e qelizave të pararojës, ato që shpikin risitë me art? e kishte pyetur një ditë Llukan Herri. Dhe Rudiani kishte bërë “jo” me krye, kishte vorzhduar se, me siguri, ishte ai tipi tjetër, ai i shiut te madh a i suferinës së madhe, me të cilin e liyatërronin kohët e fundit. Ohu, ia bëri me vete, duke e çuar më në fund, mendjen te vajza. Siç ndodhte...

Ismail Kadare, "E Penguara"

...dhe zinë. - Me sa pasion flisni për këto gjëra! - tha gjenerali. - Jam marrë shumë kohë me to, - u përgjigj prifti. - Oskar Uajldi thotë në një vend se njerëzit e klasave të ulëta kanë nevojë të bëjnë krime, sepse krimet u japin atyre disa ndjesira të forta, të cilat, ne të tjerëve, na i jep arti. Këtë thënie të tij mund ta perifrazosh fare mirë për shqiptarët, me të vetmin ndryshim që të zëvendësohet fjala "krim” me "luftë” ose “gjakmarrje”. Sepse, që të jemi të paanshëm, midis shqiptarëve gjen pak kriminelë të zakonshëm. Vrasjet ata i bëjnë kryesisht sipas riteve të vjetra. Gjakmarrja...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"
Të ngjashme:
arie:

ári/e,-a f. sh. -e(t) muz. pjesë lirike me një zë, zakonisht nga një operë.

arme:

armé,-ja f. sh. -(të), edhe si mb., lakër turshi: lakër arme; lëng armeje.

arne:

arné,-ni m. sh. -nj(të) bot. pishë malore, me hala të vogla e të radhitura pesë e nga pesë; keqinë: arneni i zi; arneni i bardhë.

arti:

artí,-ri m. sh. -nj(të) bot. rrobull: artiri i kuq; artiri i bardhë.