Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës artar
artar:

artár,-i m. sh. -ë(t) argjendar.

Të ngjashme:
altar:

altár,-i m. sh. -ë(t) 1. vjet. therore1. 2. fet. tryezë në kungën e kishës, ku bëhen shërbesat më të rëndësishme. 3. fig. lart. simbol i sakrificës e i flijimit: në altarin e lirisë.

amtar:

amtár,-e mb. që lidhet me atdheun a me popullin e dikujt: gjuha amtare.

arëtar:

arëtár,-i m. sh. -ë(t) bujk.

artor:

artór,-i m. sh.-ë(t) arar.

astar:

astár,-i m. sh. -e(t) pëlhurë a diçka tjetër, që përdoret për të veshur nga brenda rrobat e trasha, këpucët etj.: astar mëndafshi.