Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës artë
artë:

ártë (i, e) mb. 1. i bërë prej ari ose i larë në ar; i qëndisur me fije ari: unazë (varëse) e artë; jelek i artë. 2. që ka ngjyrën e shkëlqimin e arit: flokë të artë. 3. fig. shumë i vlefshëm, i çmueshëm, i shtrenjtë: fjalë të arta; ka duar të arta; ka zemër të artë.

art:

art,-i m. sh. -e(t) 1. nj. formë e pasqyrimit krijues të botës nëpërmjet figurash e mjetesh artistike; veprimtaria krijuese artistike: arti shqiptar (egjiptian, grek, romak, bizantin); arti antik (mesjetar, i Rilindjes); vepër arti; ngre në art; / edhe sh. lloj i veprimtarisë krijuese: arti dramatik; artet e bukura muzika, piktura, skulptura dhe arkitektura; artet figurative piktura, grafika dhe skulptura; artet e zbatuara arti i sendeve të bukura për përdorim praktik; arti kinematografik; galeria e arteve; akademia e arteve; art për art parim teorik estetik, sipas të cilit arti është qëllim në vetvete, pavarësisht nga përmbajtja. 2. fig. tërësia e rregullave dhe e metodave, që kërkohen për ta kryer diçka në mënyrë të përsosur dhe bukur; mjeshtëri: arti ushtarak; arti i të folurit; arti i kuzhinës.

Në literaturë:
Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"

...Ashtu si në vjershën e lezeçme Liqeni, edhe shumëimpresione të tij nga vrojtimet e natyrës, rëndom, përfundojnë me një refleks të caktuar emocional dhe kuptimor:Hana nxuer vetullën e artëMbi bredhat krushqmemecëVashës ja veshi fustanin e epshitGjijt — puthën andrrat e vetmisë . . .Janë, gjithashtu, interesante edhe nuancat që i vëren ai nëshoqërinë bashkëkohore, në sjelljet dhe mendimet e njerëzve...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"

...nga ekspansioni i pronës ushtarake të kushtëzuar (pronies) dhe që në Shqipëri u shfaq me ngritjen e një sërë familjesh shqiptare, pjesëtarë të të cilave fitojnë prona, tituj dhe funksione të larta nga pushteti qendror. Në planin e jashtëm, Perandoria Bizantine merr një orientim të qartë perëndimor që do të ruhet përgjatë gjithë sundimit të dinastisë Komnene (1081-1185). Më 1071 Bizanti humbi kështjellën e tij të fundit në Italinë e Jugut, Barin...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"

...« princ » (princeps), që papa Inocenti III i dha më 1208 njërit prej krerëve të saj, Dhimitrit, kjo strukturë shtetërore është quajtur zakonisht në historiografi « Principatë e Arbrit », njëlloj siç është quajtur « Despotat i Epirit », formacioni fqinjë me Principatën e Arbrit, me qendër në Artë, i cili kishte në krye një despot. Pas rënies së dinastisë së Komnenëve dhe me ardhjen në fronin bizantin të dinastisë së dobët të Engjëllorëve, treva e Arbrit fitoi tiparet e një shteti të pavarur...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"

...I pari, me qendër në Artë, kishte në krye fisnikun Pjetër Losha, kurse i dyti, me qendër në Angjelokastër (Akarnani), drejtohej nga despoti Gjin Bua Shpata. Pas vdekjes së Pjetër Loshës më 1374, Despotati shqiptar i Artës dhe ai i Angjelokastrës u bashkuan nën sundimin e despotit Gjin Bua Shpata. Zotërimet e këtij të fundit përbënin tani një vazhdimësi territoresh prej gjirit të Korintit, në jug, deri në derdhjen e lumit Akeront (Glyki), në veri, ku puqeshin me zotërimet e Gjon Zenebishit...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"

...Jakupi vdiq me shpatë në dorë mes luftëtarëve të tij. Me vrasjen e tij u shënua dhe fati i Artës dhe i gjithë zotërimit të Shpatajve. MëtetorKarl Tokoja hyri në Artë. Pinjollët e fundit të Shpatajve ose pranuan të hyjnë në shërbim të Karl Tokos, ose emigruan drejt Moresë dhe ishujve të Jonit. Principata e Zenebishëve Emri i Zenebishëve, si një ndër familjet fisnike më të shquara të Shqipërisë së Poshtme, përmendet krahas dyerve më në zë shqiptare n...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"

...Kështu, Topiajt kaluan nga Kruja në Durrës, Balshajt e vendosën rezidencën kryesore në Shkodër, Zahariajt në Dejë, Dukagjinët në Lezhë, Gropajt në Ohër, Muzakajt në Berat, Shpatajt në Artë, e kështu me radhë. Vendqëndrimi i tyre në qytet ngrihej në pjesën mbizotëruese të tij (castrum), aty ku më parë qëndronte qeveritari bizantin, serb apo anzhuin...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"

... Shqiptarët ortodoksë ndërmerrnin pelegrinazhe në manastiret e Shën Gjon Vladimirit (Elbasan), në atë të Shën Naumit (Ohër), Shën Kollit (Mesopotam), Shën Teodorës (Artë) etj.. Klerikë e laikë shqiptarë katolikë e ortodoksë ndërmerrnin udhëtime të gjata e të rrezikshme për të vizituar vende të shenjta jashtë Shqipërisë, si në Monte Gargano, Kampostellë, Assizi, Bari e në Romë (Itali), ose në malin Athos, Konstandinopojë apo në Palestinë, me shpresë se kj...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"

...Si punë të kualifikuara shumica prej tyre qëndrojnë në nivelin e monumenteve më me rëndësi të vendeve fqinje, duke dëshmuar për një shkallë zhvillimi të barabartë. Në afresket e kishës së Rubikut që mbajnë datën 1272 bie në sy në mënyrë të veçantë skena e kungimit të apostujve. Ndërmjet shenjtorëve tradicionalë, të paraqitur këtu, për herë të parë është përfshirë edhe figura e një shenjti vendas, Shën Asti...

Të ngjashme:
arti:

artí,-ri m. sh. -nj(të) bot. rrobull: artiri i kuq; artiri i bardhë.

aftë:

áft/ë,-a f. sh -a(t) mjek., veter. fshikëz me lëng të bardhë, që del në cipën e gojës a në gjuhë; sëmundje me fshikëza të tilla, shap (shapth).

aftë:

áftë (i, e) mb., edhe si em., që ka forca e përgatitje për të kryer mirë një punë, që shquhet, i zoti: mjek i aftë.

ahtë:

áhtë (i, e) mb. që është prej ahu: lugë e ahtë.