Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës arsyeshëm
arsyeshëm:

arsýesh/ëm (i), -me (e) mb. 1. që arsyeton drejt, që gjykon e vepron si duhet, i logjikshëm; që ka arsye: njeri i arsyeshëm. 2. që mbështetet në arsyen, i matur, i peshuar; që ka arsye të ndodhë, i përligjur; i pranueshëm: vendim i arsyeshëm; çmime të arsyeshme; e gjej të arsyeshme.

arsyeshëm:

arsýeshëm ndajf. në mënyrë të arsyeshme; me arsye.

Të ngjashme:
paarsyeshëm:

paarsýesh/ëm (i), -me (e) mb. jo i arsyeshëm: njeri i paarsyeshëm; vendim i paarsyeshëm.

rryeshëm:

rrýesh/ëm (i), -me (e) mb. 1. i rryer: njeri i rryeshëm. 2. i mundimshëm: rrugë e rryer.

rryeshëm:

rrýeshëm ndajf. ngadalë e me mundim: punon (lëviz, flet) rryeshëm.