Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës arsye
arsye:

arsýe,-ja f. sh. -(t) 1. nj. shkalla më e lartë e veprimtarisë njohëse të njeriut; aftësia mendore për të njohur e për të shpjeguar botën; të menduarit në mënyrë logjike; mendja në kundërvënie me ndjenjën: qenie me arsye; humbi arsyen. 2. shkak a fakt që përligj një veprim; argument: arsye bindëse; për arsye ekonomike (shëndetësore); mungesë me (pa) arsye; i jap arsye (dikujt) e përligj, i jap të drejtë; për arsye se… për shkak se…, sepse…

Sinonime / Të përafërta:
argument
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...Me një pjesë të fisit këtu, e tjetrën jashtë shtetit. Ndaj hetimi do të jetë i gjatë. Dramaturgu nuk dinte ç'të thoshte. - S'është puna vetëm te libri, - tha sekretari i dytë. - Në ditarin e vajzës, emri juaj përmendet shpesh. - Ah, - ia bëri tjetri, pa ditur ç'të thoshte. - Kjo ishte dhe arsyeja që ju thirrëm, - tha sekretari. - Nëse do të keni ndonjë mendim, ose do t'ju kujtohet diçka që mund t'i vlejë hetimit, po ju jap telefonin tim. Mund të vini kur të doni. Partia i ka dyert e hapura. - Ju kuptoj, - tha dramaturgu. - Natyrisht. Ndërsa bëhej gati t'u jepte dorën, ai e kaloi vështrimin...

Ismail Kadare, "E Penguara"

...mëdha”. Pas tyre dihej ç'vinte: përfytja. Para një viti, vajzën e vetme të kryezotit tonë e kërkoi konti i Kashnjetit dhe fill pas tij duka i Gjinajve, ose, siç i thonë shkurt, Dukagjini, i cili ka në stemën e vet një shqiponjë të bardhë njëkrerëshe. Por ndërsa të parëve kryezoti ynë, për arsye që i di vetëm ai, nuk ua dha vajzën, i dyti hogi dorë vetë prej saj, fill pas pritës që iu bë te Korija e Plepave nga njerëz të panjohur, të vënë me siguri enkas për këtë nga armiqtë e vjetër të kryezotit tonë, Skurajt, stema princërore e të cilëve ka në mes një ujk me dhëmbë përjashta. Këta...

Ismail Kadare, "Ura me Tri Harqe"

...dy ose katër vegjë unazore nën grykë, filxhanët me një vegjë të lartë mbi buzë dhe brokat me trup të fryrë dhe qafë cilindrike me një vegjë nën grykë. Tipar tjetër dallues i kësaj qeramike është zbukurimi me motive plastike shiritash me ose pa thellim. E njohur në gjuhën arkeologjike, për këtë arsye, si qeramika « shiritore », ajo përbën tani një element të ri kulturor që nuk lidhet me traditën neolitike. Prototipat e saj janë me origjinë të largët nga Ponti në brigjet e Detit të Zi dhe shfaqja e saj në Ballkan, ashtu si dhe në krahinat e tjera të Evropës është e lidhur me dyndjen e madhe...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"

...njëri-tjetrin egërsisht, - vazhd. gjenerali. - Këta mezi e paskëshin pritur një çikë kacafytje. - Kjo shpjegohet, -tha prifti. - Nuk është punë trimërie ndërgjegjshme. Është çështje e psikikës së tyre. - Nuk e kuptova, - tha gjenerali. - Kjo është e thjeshtë, - vazhdoi prifti. - Në luftë, disa udhëheq arsyeja e dobët ose e fortë, kurse disa të tjerë, shtys parake. - Po ju dëgjoj, - tha gjenerali, kur iu duk se prifti p mëdyshej të vazhdonte. - Shqiptarët janë një popull i ashpër e i prapambetu Atyre, që kur janë foshnja, u vënë në djep pushkën, kësht që pushka bëhet pjesë e pandarë e jetës së tyre...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"

...ngadhnjimin e socializmit do të zhduken edhe burimet e padrejtësive. Realiteti shoqëror në disa vende ka treguar se nuk është gjithnjë ashtu. Është parë se natyra njerëzore nuk mund të jetë e përsosur, kurse sistemet shoqërore nuk mund të jenë ideale ashtu sikundër kanë dëshiruar humanistët e shquar për arsye se njeriu, me në fund, është njeri me të mirat dhe të këqiat e tij. Shkrimtarët e mirë që kujdesen për progresin dhe përsosjen e shoqërisë dhe të kombit të tyre kurrë nuk kanë menduar se më së miri është ashtu çfarë është sot. Duke u nisur prej një mendimi të këtillë, ata prore i kanë kërkuar veset...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"
Të ngjashme:
arsej:

ars/éj kal., -éva, -ýer arsimoj.

arsim:

arsím,-i m. 1. sistem i organizuar dhe i shkallëzuar, ku merren dije e shprehi: arsimi parauniversitar; / tërësia e dijeve dhe e shprehive që fitohen në shkollë a në një kurs. 2. arsimim.

arabe:

aráb,-e, -ja f. sh. -e(t).

arape:

aráp,-e, -ja f. sh. -e(t); arapésh/ë, -a, sh. -a(t).

arie:

ári/e,-a f. sh. -e(t) muz. pjesë lirike me një zë, zakonisht nga një operë.