Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës arsimor
arsimor:

arsimór,-e mb. që lidhet me arsimin a me arsimtarët, i arsimit a i arsimtarëve; që përbëhet nga arsimtarë: sistemi arsimor; vit arsimor; drejtori arsimore.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...Serbinë Jugore dhe në Greqi. Nga ana e tyre, shqiptarët e pasuruan gjithashtu kulturën e vet me ndikime të marra prej fqinjëve të tyre që i shkrinë në tërësinë e trashëgimit të vet kulturor. Kultura, letërsia e shkruar dhe arsimi në tokat shqiptare Rol të rëndësishëm në veprimtarinë kulturore dhe arsimore në mesjetë luajti kisha e krishterë. Roli i saj si udhëheqëse shpirtërore shpjegohet nga fakti se krahas burimeve ekonomike, kisha pati në dorë monopolin e kulturës dhe përgatitjen e inteligjencies së kohës. Shumica e njerëzve të kulturës, veçanërisht në shekujt e mesjetës së herët, ishin thuajse...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"
Të ngjashme:
arsimoj:

arsim/ój kal., -óva, -úar i jap arsim.

ankimor:

ankimór,-e mb. drejt. që lidhet me një ankesë; që përmban një ankim.

arkivor:

arkivór,-e mb. që lidhet me arkivin, i arkivit; që ruhet në arkiv: dokumente arkivore; kërkime (burime) arkivore.

arsimtar:

arsimtár,-i m. sh. -ë(t) ai që jep mësim, mësues a pedagog.

mësimor:

mësimór,-e mb. që lidhet me mësimin a me mësimdhënien, i mësimit a i mësimdhënies: programi mësimor; orë mësimore; / që bëhet ose që shërben për të mësuar: plan (tekst) mësimor; fishek mësimor (usht).