Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës arsim
arsim:

arsím,-i m. 1. sistem i organizuar dhe i shkallëzuar, ku merren dije e shprehi: arsimi parauniversitar; / tërësia e dijeve dhe e shprehive që fitohen në shkollë a në një kurs. 2. arsimim.

Sinonime / Të përafërta:
arsimim
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...shpirtërore, në kulturën e popujve fqinjë në Maqedoni, në Mal të Zi, në Serbinë Jugore dhe në Greqi. Nga ana e tyre, shqiptarët e pasuruan gjithashtu kulturën e vet me ndikime të marra prej fqinjëve të tyre që i shkrinë në tërësinë e trashëgimit të vet kulturor. Kultura, letërsia e shkruar dhe arsimi në tokat shqiptare Rol të rëndësishëm në veprimtarinë kulturore dhe arsimore në mesjetë luajti kisha e krishterë. Roli i saj si udhëheqëse shpirtërore shpjegohet nga fakti se krahas burimeve ekonomike, kisha pati në dorë monopolin e kulturës dhe përgatitjen e inteligjencies së kohës. Shumica...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"
Të ngjashme:
arnim:

arním,-i m. sh. -e(t). 1. veprimi sipas foljeve. 2. arnesë: me shumë arnime.

agtim:

agtím,-i m. puhi në ag.

amësim:

amësím,-i m. sh. -e(t) poet. erë e këndshme.

arki-:

arki- fjalëform. pjesë e parë e fjalëve të përbëra, me kuptimin “krye” (p.sh. arkidukë, arkitra etj.).

arkiv:

arkív,-i m. sh. -a(t) institucion që grumbullon, ruan, sistemon e boton dokumente me vlerë historike; tërësia e dokumenteve me vlerë të veçantë për veprimtarinë e një institucioni, të një organizate a të një njeriu: Arkivi Qendror i Shtetit; arkivi i Institutit të Historisë.