Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës arritshem
arritshëm:

arrítsh/ëm (i), -me (e) mb. që mund të arrihet, i mundshëm: synim plotësisht i arritshëm.

Të ngjashme:
rritshëm:

rrítsh/ëm (i), -me (e) mb. 1. i rritur e i zhvilluar mirë, i mbarë e i shëndetshëm: fëmijë i rritshëm; bimë e rritshme. 2. i rritur.

ndritshëm:

ndrítsh/ëm (i), -me (e) mb. 1. që lëshon dritë të fortë; që shkëlqen fort, i shndritshëm: diell i ndritshëm; me sy të ndritshëm. 2. fig. i ndritur, i dëgjuar: figurë e ndritshme.

paarritshëm:

paarrítsh/ëm (i), -me (e) mb. që nuk mund të arrihet, i pamundshëm: gjëra të paarritshme.

zbritshëm:

zbrítsh/ëm,-mi (i) m. sh. -ëm, -mit (të) mat. numër nga i cili zbritet një numër tjetër: i zbritshmi dhe zbritësi.

zdritshëm:

zdrítsh/ëm (i), -me (e) mb. i përshkueshëm nga drita.