Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës arrij
arrij:

arrí/j jokal., -ta, -tur 1. vij ose shkoj në vendin për ku isha nisur, mbërrij: arrita në shtëpi; arriti i pari (i fundit, vonë); arriti treni. 2. vij deri në një kohë të caktuar; mbush një moshë; v. III vjen një kohë e caktuar, një ngjarje, një dukuri etj.: arriti të tetëdhjetat; mos arrifsh! (mallk.) vdeksh i ri!; arriti pranvera; arritën të korrat; arriti radha ime. 3. edhe kal., zë, prek ose kap dikë a diçka; e mbërrij: e arriti me dorë; e arrita në rrugë; sa të arrijë syri; / fig. barazohem me dikë; përmbush një dëshirë, një detyrë etj., vij te një rezultat i caktuar: e arriti në mësime; as te thembra s’ia arrin është aq larg, sa nuk mund të krahasohet me të; arritën suksese të mëdha. 4. edhe kal., vij deri në një cak, në një shkallë ose në një masë: arriti shumën; arriti kulmin; më arriti uji deri në brez; arritën fiqtë u poqën; arriti deri atje sa…. ; / v. III bised. mjafton, del: arrin e tepron; arrin sa për një fustan; s’arrijnë paratë. 5. edhe fig., mund të bëj diçka, ia dal mbanë, mundem: ia arrij ta kryej vetë; aq i arrin mendja aq mendon; s’më arrin dora (çapi) nuk mundem.

Sinonime / Të përafërta:
mbërrij
mundem
Të ngjashme:
afroj:

afr/ój kal., -óva, -úar 1. e çoj më afër, e sjell pranë (si vend e si kohë); kund. largoj: afroj duart; afroj ditën e dasmës; dylbia ta afron sendin. 2. fig. e tërheq dikë, e bëj për vete; e bëj të afërt; kund. largoj. 3. fig. i bëj të ngjashme a thuajse të njëjta dy gjëra; i lidh ngushtë. 4. jokal. afrohem.

ajroj:

ajr/ój kal., -óva, -úar 1. ndërroj ajrin, fut ajër të pastër në një mjedis të mbyllur; nxjerr diçka në ajër të pastër: ajroj dhomën; ajroj dyshekët. 2. hedh në erë drithin për ta pastruar. 3. bujq. shkrifëroj tokën a krasit pemët që të marrin ajër.

arki-:

arki- fjalëform. pjesë e parë e fjalëve të përbëra, me kuptimin “krye” (p.sh. arkidukë, arkitra etj.).

arkiv:

arkív,-i m. sh. -a(t) institucion që grumbullon, ruan, sistemon e boton dokumente me vlerë historike; tërësia e dokumenteve me vlerë të veçantë për veprimtarinë e një institucioni, të një organizate a të një njeriu: Arkivi Qendror i Shtetit; arkivi i Institutit të Historisë.

armik:

armí/k,-ku m. sh. -q(të) 1. kundërshtari në luftë. 2. ai që urren dikë dhe përpiqet t’i bëjë keq, që është kundër tij dhe e lufton; ai që urren diçka me gjithë shpirt dhe e lufton atë; diçka e keqe, që sjell dëm, dëmtues; kund. mik: armik i duhanit; darova e armikut - o helm, o thikë (fj. u.).