Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës arrez
arrëz:

árrëz,-aI f. anat. 1. rruaza e parë e qafës, ngjitur me kokën. 2. fikthi i fytit.* theu arrëzën theu qafën.

arrëz:

árrëz,-aII f. sh. -a(t) arrishtë.

arrëz:

árrëz,-aIII f. sh. -a(t) bot. barishte e fushave bregdetare, me gjethe si të tërfilit e të dendura.

Të ngjashme:
arrës:

árrës,-i m. sh. -(it) bot. barishte a gjysmëshkurre mesdhetare, me lule të merme në vile.

arëz:

árëz,-a f. sh. -a(t) zool. grerëz: bukë arëzash fole grerëzash si hoje blete.

arrë:

árr/ë,-a f. sh. -a(t) 1. bot. dru i lartë frutor, që bën kokrra me lëvozhgë të fortë, me shark të gjelbër e me thelb të ndarë në katër pjesë; kokrrat e këtij druri: arrë gungë arrë e fortë; arrë bukje arrë me thelb të madh; mobilie (rimeso) arre; vaj arre; llokum me arra. 2. gjymtyrë e parë e emërtimeve të pathjeshta të disa bimëve: arrë hindi (bot.) dru i egër, i ngjashëm me arrën, që bën bishtaja ngjyrëkafe. 3. kokërr pak a shumë sa një arrë: arra e fytit (anat.) fikthi i fytit; më ka dalë një arrë në qafë.