Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës arrestoj
arrestoj:

arrest/ój kal., -óva -úar kap dikë që dyshohet për një faj dhe e mbaj nën rojë; vë në arrest, paraburgos; ndaloj. / pës. arrestóhem.

Sinonime / Të përafërta:
paraburgos
ndaloj
Të ngjashme:
rreshtoj:

rresht/ój kal., -óva, -úar 1. vë në rresht: rreshtoi ushtarët (nxënësit, studentët). 2. përmend një pas një disa gjëra, shifra, njerëz etj.; radhit: ia rreshtoi të gjitha një për një ia tha të gjitha; s’di t’i rreshtojë fjalët nuk di të flasë bukur, nuk i lidh rrjedhshëm fjalët.

arrestim:

arrestím,-i m. sh. -e(t) veprimi sipas foljes; paraburgim; ndalim.

adresoj:

adres/ój kal., -óva, -úar, edhe fig., libr. i drejtoj dikujt diçka ose e drejtoj diku.

atestoj:

atest/ój kal., -óva, -úar zyrt. njoh zyrtarisht një gradë a një titull për dikë sipas veprimtarisë; përcaktoj shkallën e aftësive profesionale dhe të përgatitjes arsimore e kulturore të dikujt. / pës. atestóhem.

rremtoj:

rremt/ój jokal. dhe kal., -óva, -úar ngas barkën me rrema, vozit; lundroj.